Nga Shpetim Axhami
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit
Në Luginën e Preshevës, me datë 1 Tetor 2022 ka nisur regjistrimi i popullsisë, i cili do të zgjasë për 1 muaj.
REGJISTROHU!
DEKLAROHU ME KOMBËSI SHQIPTARE.
Shqipëtarë të këtyre komunave e kushdo tjetër, kudo ku gjendeni në diasporë, duhet të bëni të pamundurën dhe të marrni çdo masë; regjistrohu vetë, regjistro familjen, dhe sensibilizo çdo shqiptarë tjetër që të regjistrohet.
Ky regjistrim dhe deklarim kombësie duhet të kuptohet si një pergjegjësie e lartë kombëtare, si një proçes me rëndësi të jashtëzakonshme, madje historike.
Kjo, për sa më sipër, për të treguar edhe njëherë se Medvegja, Presheva dhe Bujanoci janë tokë shqiptare e banuar prej vetë shqiptarëve.
Ky regjistrim me deklarim kombësie, gjithashtu do të shërbej si një “goditje” ndaj Beogradit duke ndaluar përpjekjet e vazhdueshme të tij për një spastrim etnik të këtyre zonave duke tentuar të minimizoj faktorin shqiptarë.
Le t’i përgjigjemi diskriminimit me regjistrim.