Pas më shumë se tre orë mbledhje kryesie, Enkelejd Alibeaj tha se grupi i tij ka kërkuar që të shkohet drejt një kandidati të përbashkët fitues për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një komunikim pas mbledhjes, ai u pyet nëse do të nxjerrë kandidatë për në zgjedhje ashtu si Berisha, por Alibeaj e konsideroi veprimin e grupit të Berishës si të njëanshme, ndaj theksoi kjo është e papranueshme.
Pyetje: Zoti Alibeaj, a mund të thoni troç pas këtij takimi që keni zhvilluar, Berisha do nxjerrë kandidatë përmes primarëve në 61 bashki të vendit. Ju do të nxirrni kandidat në 61 bashki apo në disa të tilla, po apo jo?
Alibeaj: Unë them troç atë që them gjatë gjithë kohës, troç është që ne duam, kemi pasur qëndrimin, kemi dhëne formula zgjidhje për të gjetur një kandidat që të jetë fitues. Cdo zgjidhje e një anshme sic është ajo që ti the është e papranueshme. Unë e kam thënë që PD do futet në zgjedhje.