Anetarja e kryesisë së PD, Taulanta Jupi, pedagoge e njohur, përmes një komunikimi publik ka bërë të ditur çfarë nuk shkoi gjatë negociatava për bashkimin e PD.
Në këtë mbledhje, Enkelejd Alibeaj, Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike dhe Gazment Bardhi Sekretar i përgjithshëm, na kanë informuar si kryesi e Partisë Demokratike për bisedimet dhe përpjekjet për të mundësuar një formulë bashkëpunimi mes demokratëve e cila kishte vetëm një qëllim – daljen në zgedhje me kandidatë të vetëm dhe fitues.
Personalisht kam qenë skeptike se do te kishte një rezultat të vlefshëm nga këto bisedime, por kam vlerësuar dhe vlerësoj çdo përpjekje që është bërë në drejtim të bashkëpunimit mes demokratëve në zgjedhjet vendore të 2023.
Nuk kisha besim sepse Sali Berisha nuk kërkon fitoren, por alibinë e humbjes, Sali Berisha nuk kërkon bashkimin e Partisë Demokratike përtej tij, por sundimin e Partisë Demokratike dhe asimilimin e mendimit ndryshe dhe alternativ në këtë parti.
Për hir të atyre demokrateve qe kane sakrifikuar dhe mbajnë çdo ditë peshën e kësaj opozite të vështirë, për hir të çdo qytetari shqiptar duhej të ishte gjetur një rrugë drejt bashkpunimit.
Për fat të keq ky bashkëpunim nuk u arrit!
Në këtë situatë mendoj se është përgjegjësia jonë të japim energjinë e duhur, vlerësimin e duhur këtij momenti dhe të përgatitim të strukturëne Partisë për zgjedhjet lokale duke vendosur në dispozion kapitalin më të mirë njerzor që Partia Demokratike ka, që shoqëria civile ofron, që çdo segment opozitar i cili sheh mundësinë e bashkëpunimit për të maksimalizuar shanset përfaqësuese në pushtetin vendor.
Duhet dhe kemi përgjegjësinë e detyrimin ta bëjmë.