HomeKryesoreMblodhi Kryesinë për të dalë si grupim më vete në zgjedhjet lokale,...

Mblodhi Kryesinë për të dalë si grupim më vete në zgjedhjet lokale, Alibeaj: Ja sa anëtarë ishim vërtet prezent

Deputeti Enkelejd Alibeaj është shprehur se kuorumi i nevojshëm për vendimmarrjet lidhur me zgjedhjet lokale në Kryesinë e mbledhur është plorësuar.

Alibeaj teksa foli për News 24 tha se të pranishëm në mbledhje ishin 18 anëtarë, pasi sipas tij 14 ishin pjesëmarrës fizikisht, ndërsa 4 të tjerë u lidhën online.

Ai shtoi se PD do të organizohet për të hyrë në zgjedhje dhe do të përgatitet për gjithçka.

“Partia Demokratike do të futet në zgjedhje. Kjo i përfshin të gjitha, edhe organizimin edhe çdo gjë tjetër. Nuk është e vërtetë. Nga 29 anëtarë që jënë sot efektivë në Kryesinë e PD-së, 18 ishin pjesëmarrës. 14 ishin të pranishëm fizikisht, ndërsa të tjerët ishin prezent online. Një pjesë e anëtarëve të Kryesisë nuk kanë qenë prezent sepse kishin impenjime. Një pjesë e anëtarëve janë pjesë e grupit parlamentar të cilët e kanë shprehur që më herët qëndrimin e tyre”, u shpreh Alibeaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular