Gruaja më e gjatë në botë ka bërë udhëtimin e saj të parë ajror pasi Turkish Airlines përshtati një nga avionët e saj posaçërisht për ta akomoduar atë.
Rumeysa Gelgi, e cila është më shumë se 2 metra e gjatë, konsiderohet zyrtarisht gruaja më e gjatë në botë, duke fituar Rekordin Botëror Guinness këtë vit
Ajo zakonisht qarkullon në një karrige me rrota ose me ndihmën e një bastuni. Gjatësia e saj është pasojë e sindromës Ëeaver, e cila ndër të tjera shkakton rritje të përshpejtuar.
Sipas Daily Mail, 24-vjeçarja Gelgi nuk kishte udhëtuar kurrë më parë me avion.
Por ajo tani është në gjendje të udhëtojë jashtë vendit dhe fluturoi për në San Francisko në shtator falë Turkish Airlines, e cila hoqi gjashtë vende nga një prej avionëve të saj dhe i zëvendësoi ato me një barelë të bërë me porosi për të lejuar Gelgin të fluturonte me rehati.
Një postim në Instagram pas uljes në Kaliforni, Gelgi ndër të tjera theksoi:
“Një udhëtim pa të meta nga fillimi në fund… ky ishte udhëtimi im i parë me avion, por sigurisht që nuk do të jetë i fundit…”.