HomeKryesoreFOTOLAJM/Agron Çela zyrtarizon kalimin te PS? Del foto në krah të Spiropalit....

FOTOLAJM/Agron Çela zyrtarizon kalimin te PS? Del foto në krah të Spiropalit. Deputeti: Kam ikur nga Partia e Lirisë

spot_img

Deputeti i Partisë së Lirisë në Shkodër, Agron Çela, ka konfirmuar largimin nga PL, ndërsa në rrjetet sociale ka qarkulluar një foto ku ky i fundit shfaqet në krah të Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe kandidatit të përfolur të PS për bashkinë e Shkodrës, Benet Beci

foto galeri

Pak ditë më parë mësohet se deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë zhvilluar një takim mes tyre ku edhe është zyrtarizuar bashkimi i tij me PS-në.

Më herët, burimet thanë për BalkanWeb se një prej arsyeve kryesore të braktisjes së Partisë së Lirisë ka të bëjë me pakënaqësitë e tij për koalicionin e kësaj force politike me Partinë Demokratike. Sakaq, në një prononcim të dhënë për “5pyetjet.al”, Çela u shpreh  se është shkëputur nga Partia e Lirisë dhe se nuk ka asnjë peng e se ndihet i realizuar.

 

 

“Nga Partia e Lirisë jam shkëputur. Nuk kam asnjë peng. Jam i realizuar në çdo gjë. Nuk e di si e ka pritur Ilir Meta, por u uroj edhe atyre mbarësi”, tha ai.

Me ardhjen e Agron Çelës, PS-ja në Kuvend bëhet me 74 deputetë dhe koalicioni i majtë së bashku me PSD-në shkon në 78 deputetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular