HomeKryesore“Vit i Ri.....Avaz i vjetër”/

“Vit i Ri…..Avaz i vjetër”/

spot_imgspot_img
Nga Ardit Gjinali
Një Vit i Ri kalendarik me avazin e vjetër që e bën të tillin të vjetër si avazi në vetvete, një atmosferë kinse festive e një realiteti të gatitur në analet e propagandës keqqeverisëse që rreket të tregojë Shqipërinë e buzëqeshur, “buzëqeshja 3-D” që mbart në sfondin e saj cinizmin e zi të enturazhit pushtet-ushtrues që feston dhe gajaset nën tingujt e haresë sunduese pushtet-mbajtëse që vijon ritualin e uzurpimit të së ardhmes, të tillës që po i mbeten vetëm gërmat sepse e njëjta parathotë ngjashmërinë me të tashmen që po i ngjason më shumë të djeshmes.
“Avazi i vjetër “ shfaqet festueshëm duke kërcyer të tillën valle të rradhës duke mbartur bindjen që kalitja e durimit të frymorëve anë e kënd Republikës është melhemi që jetëson të vjetrën me fytyrën e së resë, e tilla që ngjason me “buzëqeshjen 3D “ të vizatuar dhe të përcjellë si e tilla recetë gëzimi në Republikën e mundësive të pabarabarta.
Përtej urimit retorik njerëzor për një Vit më të mirë , ndryshimi kalendarik nuk jetëson dot dëshirat e shprehura në vullnete pozitive teorike….nuk mund të jetësohet duke pozuar hareshëm pranë dritave festive që ndriçojnë fasadat e së quajturës “Rilindje Urbane” apo pranë gostive gastronomike që nuk fshehin dot zbrazëtinë e ditëve pasardhëse…të tillë zbrazëti tërësore të shpresës.
Shqipëria e mpakur demografikisht nuk mund të ketë shumë për të festuar pavarësisht që i ashtuquajturi entuziazëm festiv do të imponohet përdhunshëm duke shuar secilin zë që nuk dëgjohet, psherëtimë të të riut që nuk ndjehet dhe lot të vetmisë së moshës së tretë që nuk shikohet qëllimshëm.
Dritat e sotme festive nuk ndriçojnë dot errësirën e së nesërmes , e tilla e gatitur ditë pas dite në analet e padrejtësisë së kultivuar dhe arbitraritetit të vazhdueshëm që po shndërrohen në një normalitet shoqëror. Ditë të tilla mund të shërbejnë si një moment reflektimi të thellë për të vijuar përpjekjen e jetësimit të vizionit për ditë më të mira.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular