Nga Shpëtim Axhami
Ardhtë i mbarë dhe Gëzuar Viti i Ri 2023!
Urimi shkon për të gjithë shqiptarët kudo ku ata gjenden!
Viti 2023, uroj të jetë një vit shëndetplotë e me më shumë paqe për këdo, uroj të na sjellë harmoni, respekt e mirënjohje ndaj njëri -tjetrit.
Gjatë këtij viti uroj të kemi, më pak shqiptarë që largohen prej vendit të tyre dhe më shumë nxënës e student ulur në bangat e shkollës!
Uroj gjithashtu që në familjet tona të kemi sa më pak prindër që e festojnë të vetmuar këtë natë ndërrimi vitesh larg nga fëmijët e tyre.
Përzemërsisht uroj që ky vit të sjellë sa më shumë begati e lumturi për ne dhe familjet tona.
G E Z U A R !
Kreu i PLL Shpëtim Axhami uron shqiptarët: Ardhtë i mbarë dhe Gëzuar Viti i Ri 2023!
RELATED ARTICLES