Emisioni televiziv “Telecino” pretendon se ka zbuluar një krizë të mundshme dhe shumë të rëndë në familjen Ronaldo. Futbollisti luzitan dhe e fejuara e tij, Georgina Rodriguez mendohet se po kalojnë një moment shumë delikat që po mundohen ta fshehin duke u shfaqur shume të qetë në publik.
“Telecino” shton më tej se bukuroshja luzitane dhe sulmuesi janë të detyruar të qëndrojnë bashkë për shkak të biznesit dhe kontratave të shumta të marketingut që i lidhin bashkë.
Cristiano dhe Georgina janë prindër të një familjeje të madhe dhe që të dy sëbashku kanë krijuar një markë milionere që për momentin po shpëton dashurinë e tyre.







