HomeKryesoreBujar Leskaj: Shifrat e INSTAT për lindshmërinë në 2021 janë të frikshme...

Bujar Leskaj: Shifrat e INSTAT për lindshmërinë në 2021 janë të frikshme e alarmante. Ja çfarë duhet të bëjë opozita…

spot_imgspot_img
Normalisht postimi i parë i vitit duhet të ishte optimist, por shifrat e publikuara nga INSTAT për lindshmërinë gjatë vitit 2021 janë të frikshme e alarmante.
 Sipas INSTAT ka vite që numri i fëmijëve të lindur për çdo grua gjatë periudhës së riprodhimit, ISF (Indeksi Sintetik i Fekonditetit) është në rënie të lirë dhe të shpejtë.
 Në rang kombëtar ISF në Shqipëri vitet e fundit ra nga 1,48 fëmijë për grua në vitin 2017 në 1,32 në vitin 2021.
 Që një popullsi të riprodhojë vetveten një grua në moshë riprodhimi duhet të lindë jo më pak se 2.1 dy fëmije, por Shqipëria që nga viti 2000, para më shumë se dy dekadash ka pasur një numër më të ulët lindjesh se ky nivel.
 Treguesit e sotshëm të fertilitetit sipas qarqeve tregojnë se pas pak dekadash popullsia e qarqeve të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korçës do të pakësohet ndjeshëm.
 Të dhënat nga INSTAT tregojnë se indeksi i fertilitetit ka luhatje të mëdha në qarqe të vendit aq sa numri i fëmijëve që erdhën në jetë nuk do të mund të zëvendësoje as njërin prind.
 Shembulli më flagrant është në qarkun e Vlorës, ku për një grua në moshë riprodhimi lindshmëria në vitin 2021 ishte 0,9 fëmijë.
 Rënia e lindjeve e shoqëruar edhe nga emigrimi masiv i të rinjve po ndryshon strukturën e popullsisë në favor të moshës së tretë, duke bërë që shtesa natyrore e vendit të shkojë në nivele negative.
Në vitin 2021 ka pasur 864 lindje më pak se në vitin 2020.
Faktet dhe shifrat janë dramatike. Dhe kush bën se nuk kupton, thjesht shikon pemën dhe humbet pyllin, ose në kohën që i tregojnë Hënën, ai shikon gishtin. Ose përzgjedh të flerë gjumë. Nëse institucionet shtetërore nuk reagojnë me politika nxitëse, deri në vitin 2050 mosha mesatare e popullatës në Shqipëri mund të shkojë deri në 50 vjeç, me një rritje popullsie – 0.88 %.
Në një vend normal sot duhet të bëhej nami, në Kuvend dhe në rrugë, në çdo cep të Shqipërisë.
Të mos lejohej propaganda e sukseseve dhe e fasadave, as shplarja e trurit shqiptarëve.
Opozita duhet të ngrerë zërin për këtë situatë dramatike dhe të kërkojë marrjen e masave urgjente nga qeveria.
Opozita duhet ta ketë këtë çështje në agjendën e saj në vijim, madje edhe kandidatët e saj për kryebashkiakë, duhet të kenë në platformat e tyre edhe politika nxitëse të shtimit të popullsisë.
 Pasi po nuk e bënë/ bëmë, çdo vit të dhënat e plakjes së popullsisë nga INSTAT thjesht do të jenë një shifër e ftohtë.
Dhe nuk është aspak shaka kur popullsia e atdheut tonë plaket e pakësohet, kur Shqipëria vdes ngadalë…
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular