Sot, Dita Botërore e Kancerit
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetëisisë, numri i rasteve të reja të konstatuara gjatë vitit 2020 ka qënë 7037.
Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetëisisë, numri i rasteve të reja të konstatuara gjatë vitit 2020 ka qënë 7037.
Kontrolli rutinë, diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.
Gjatë këtyre viteve qeverisje, qëllimi nuk ka qënë rritja e financimit për sistemin shëndetësor dhe nxitjen e kërkimit shkencor, si dhe politikave parandaluese për këtë sëmundje që çdo vit merr jetët e mijëra njerëzve. Ajo propagandon, paisjen e spitaleve rajonale me aparaturat e nevojshme, por në fakt, qytetarët përballen me realitetin e mungesën e mjekëve si pasojë e largimit dhe zhgënjimit të tyre nga mungesa e vlerësimit në vendin e tyre.
Në treg ka mungesë të medikamenteve të reja si pasojë e fondeve të ulëta buxhetore për rimbursimin e tyre. Shqipëria ka praninë më të ulët të medikamenteve të reja, dukshëm shumë mbrapa vendeve të rajonit e poashtu në nivele të pakrahasueshme me vendet e Bashkimit Europian. Deri më 1 janar të vitit 2022, Bashkimi Europian dhe autoritetet rregullatore autorizuan 41 terapi të reja për trajtimin e sëmundjeve onkologjike (kancerit), por në Shqipëri janë të pranishme në listën e rimbursimit vetëm dy prej tyre. Pasojat e këtyre mungesave, rëndojnë cdo ditë mbi qytetarët e këtij vendi.







