HomeAktualitetVIDEO/Mrekulli nën rrënoja, shpëtohet pas 108 orësh foshnja 2 muajshe në Turqi

VIDEO/Mrekulli nën rrënoja, shpëtohet pas 108 orësh foshnja 2 muajshe në Turqi

spot_img

Edhe pse kanë kaluar shumë ditë, autoritetet në Turqi vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e goditur nga tërmeti.

Një foshnje vetëm 2 muajshe është shpëtuar në provincën Hatay. Këtë e bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Fahrettin Koca në një konferencë për shtyp.

Koca ka publikuar një video të foshnjes ku shkruan se i ka mbijetuar tërmetit, pavarësisht se ka qëndruar prej ditësh nën rrënoja dhe i uritur.

Pas shpëtimit, foshnja është dërguar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular