HomeAktualitetProtesta, Nazarko: Berisha kërkon destabilitet por ka frikë nga drejtësia e re

Protesta, Nazarko: Berisha kërkon destabilitet por ka frikë nga drejtësia e re

spot_img

Analisti Mentor Nazarko, gjatë intervistës me moderatoren Elisa Gjerani në Abc News, theksoi se Sali Berisha kërkon që të demonstrojë përpara ndërkombëtarëve se ka fuqi destabilizuese. Ai shtoi se kërkon që të bëjë veprime destabilizuese por ka frikë nga institucionet e reja të drejtësisë.

“Ajo mund të quhet gjetja më e madhe e asaj proteste dhe është vështirë që sot, pasi ke kaluar 9 vjet në opozitë, për të gjetur forma të reja. Berisha synon të demonstrojë përpara ndërkombëtarëve se është një fuqi politike me karakter destabilizues për vendin.


Për këtë arsye, protesta kishte disa elementë me karaktere të zhurmshme. Gjithsesi nëse vëmë re një tjetër element që lidhet me protestën është ajo që Berisha do të dëshironte veprime me karakter destabilizues por frika nga gjallërimi i institucioneve të drejtësisë e frenon atë.

Berisha nuk ka skrupujt në komunikimin publik kur flet për ambasadorin amerikan dhe britanik.”, tha ai duke shtuar se protesta e së shtunës nuk kishte as masivitet por as kreativitet.

“Me dëshirë do të bënte akte destabilizuese, me të cilat do të mbrohej me imunitetin politik, po vihet re një gjallërim i institucioneve të drejtësisë. Kjo e frenon nervin destabilizues të tij. Arsenali i mjeteve opozitare është shpenzuar, duhet kreativitet. Nuk ka energji morale në protestë sepse nëse do të kishte do të kishte masivitet, rini të pranishme.

Berisha do të shpikë diçka që ka karakter kreativ që synon të denoncojë parlamentin që për hir të së vërtetës e ka humbur roli e institucionit ku jepet llogari nga qeveria. Paraardhësi i Berishës, nëpër këmbësi i tij Basha, i ka përdorur të gjitha. Shteti, aparati policor është fuqizuar as shumë saqë ka kapacitet për t’u përballur me lëvizje të tilla.”, tha analisti./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular