HomeAktualitetShtrohet me urgjencë në QSUT doktor Pëllumb Pipero

Shtrohet me urgjencë në QSUT doktor Pëllumb Pipero

spot_img

Sot në urgjencën e Tiranës ka shkuar për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm doktor Pëllumb Pipero. Urgjenca dukej se vinte si pasojë e një goditje AVC (Aksident Vaskular Celebral), të identifikuar nga mjekët. Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t’i dhënë ndihmën e parë.

Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”. Mjeku Pipero ishte një nga doktorët që ju qëndroi shqiptarëve pranë gjatë gjithë periudhës së Kovidit. Doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë patën kundër Kovid-19.

Mundet që lodhja, stresi dhe mbingarkesa e asaj periudhe të ketë bërë të vetën duke ndikuar në shëndetin e doktor Piperos. Duke i uruar kthim sa më të shpejtë pranë pacientëve të tij, Dritare TV i uron shërim të shpejtë doktor Piperos./dritare.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular