HomeSociale7 Marsi/Bujar Leskaj uron mesuesit: Ju jeni heronjtë e përditshëm të dijes!

7 Marsi/Bujar Leskaj uron mesuesit: Ju jeni heronjtë e përditshëm të dijes!

spot_imgspot_img
Nga Bujar Leskaj
Të dashur mësues!
Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj!
Në këtë ditë ne nderojmë Ju për punën e kontributin e madh që keni dhënë, po jepni e do të jepni, për mësimin dhe edukimin e brezave.
Pavarësisht vështirësive me të cilat ndesheni, pagave të ulëta; trajtimit jo të denjë nga kjo qeveri: Ju jeni Heronjtë e përditshëm të dijes!
Asnjëherë nuk do të ishte e mundur të shpërblehej durimi, fryma, koha, pasioni dhe përkushtimi juaj!
Në këtë ditë të shënuar do të dëshiroja të kujtoja dhe të uroja me respektin më të thellë të gjithë ata mësues, të cilët, pas prindërve të mi të shtrenjtë, më mësuan, më dhanë dije nga dija e tyre, kulturë nga kultura e tyre dhe patën një kontribut të veçantë në formimin dhe edukatën time.
Me respektin e nderimin tim më të thellë Ju uroj:
Gëzuar 7 Marsin!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular