HomeAktualitetSi u vra ESCOBARI? Dëshmitarët okularë të ekzekutimit në Rushnje tregojnë tmerrin:...

Si u vra ESCOBARI? Dëshmitarët okularë të ekzekutimit në Rushnje tregojnë tmerrin: Sikur e ndjeu, u çua të ikte me vrap…

Dëgjova të shtëna, por mendova se ishin fishekzjarre… Kur hyra brenda dhe pashë një person të shtrirë dhe të larë në gjak… Nuk i pashë të dy duke ikur, vetëm një,” – tha njëri nga dëshmitarët okularë të ekzekutimit të mëngjesit të sotëm në kafenenë e një karburanti në Rushnje ku edhe u vra Ranko Radosheviç. Siç mëson Kurir, dëshmitarë të shumtë okularë, të cilët inspektorët po i marrin në pyetje një nga një, thonë se kanë dëgjuar 5-6 të shtëna.

“Unë jam klient i rregullt këtu, hyra dhe u ula në tavolinë, dhe pashë një shok që ishte përballë derës së kafenesë dhe u hodh në dysheme. Pastaj u shtriva edhe unë pas kolltukut, sepse nuk e dija se kë sulmonin, për t’u mbrojtur nga plumbat. Pas kësaj pashë vetëm silueta që largoheshin,” – tha një nga dëshmitarët okularë.

Sipas dinamikës së rikrijuar të ngjarjes, vrasësit e kanë qëlluar 5 plumba duke e goditur në trup dhe më pas edhe dy plumba të tjera në kokë, duke i dhënë goditjen e fundit.

Kamerat filmuan dy sulmuesit, të cilët duken të rinj dhe të cilët kishin maska ??kirurgjikale në fytyrë.

“Para të shtënave, njëri nga sulmuesit hyri në restorant. I vrari dukej se kishte një parandjenjë të asaj që e priste dhe tentoi të arratisej por nuk ia doli,”-tregoi një tjetër prej dëshmitarëve.

Ranko Radosheviç i njohur ndryshe si Eskobar (54 vjeç), është një prej kapove të bandës së Nikshiqit, një bashkëpunëtor i ngushtë i “Skaljarac” dhe Jovan Vukotiç, i cili u vra në Stamboll në shtator në sy të gruas së tij shtatzënë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular