Gazetari Ardit Hoxha ka zbuluar për Euronews Albania se cilat do të jenë partitë që do i bashkohen koalicionit të ish-kryeministrit Berisha.
Ai tha se pjesë e koalicionit do të jenë Partia e Lirisë, Partia Demokristiane dhe PBDNJ. Sipas gazetarit, ky koalicion i jep mundësinë deputetëve demokratë të futen në zgjedhje pa pasur nevojë për mbledhjen e firmave.
“Sot pritet të jetë dita vendimtare sa i takon përcaktimit të emrit të koalicionit, por edhe të bërje së koalicionit, me të cilin zoti Berisha do të paraqesë kandidatët e tij të dalë nga primaret e 14 majit.
Nga burimet e deri tanishme bëhet fjalë për Partinë e Lirisë, PDK-së së drejtuar nga zoti Nard Ndoka dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e drejtuar nga zoti Dule.
Ky koalicion do t’i krijonte mundësinë zotrit Berisha që t’i paraqiste kandidatët e tij dhe tij në zgjedhje dhe ti regjistronte pa pasur nevojën e mbledhjes së firmave, një variant që është diskutuar gjatë ditëve të fundit, për t’i nxjerrë kandidatët me propozime dhe me firma të mbledhura nga qytetarët.
Firmat janë mbledhur por për llogari politike dhe elektorale që janë bërë në selinë Blu është menduar që futja në zgjedhje e kandidatëve të bëhet përmes koalicionit, PL, PBDNJ dhe PDK”, – tha ai për Euronews Albania.