HomeBotaCNN dhe BBC: Trump i arrestuar dhe ndodhet në paraburgim! Do njihet...

CNN dhe BBC: Trump i arrestuar dhe ndodhet në paraburgim! Do njihet me akuzat dhe më pas…

Advertismentspot_img

Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është paraqitur në një gjykatë në Manhatan, ku edhe do të njihet me akuzat. Ndërkohë mediat CNN dhe BBC raportojnë se Trump ndodhet nën arrest dhe në paraburgim.

Sipas këtyre mediave, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, pasi të njihet me akuzat ai do të deklarohet i pafajshëm.

“Ndërsa Trump po kalon procesin formal të arrestimit, ka një numër të kufizuar personash në katin e 15-të të gjykatës ku ai do të gjykohet. Shërbimi sekret, oficerët e policisë dhe disa anëtarë të zgjedhur të medias qëndrojnë brenda, duke pritur që Trump të hyjë në sallën e gjyqit. Ai pritet të bëjë një deklaratë të shkurtër para se të hyjë rreth orës 14:15”, shkruan BBC.

“Donald Trump është në paraburgim policor në zyrën e prokurorit të qarkut të Manhattanit përpara se të paditet sot në gjykatë, ku ai do të bëhet zyrtarisht presidenti i parë aktual ose ish-president i SHBA në histori që përballet me akuza penale”, raporton CNN.

Akuzat pritet të përqendrohen në hetimet rreth pagesave të bëra gjatë fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, për një marrëdhënie seksuale që ajo pretendon se ka patur me zotin Trump.

Pagesa prej 130 mijë dollarësh është bërë nga ish avokati i zotit Trump, Michal Cohen dhe është regjistruar nga kompania e zotit Trump si shpenzim ligjor. Prokurorët thonë se ajo nuk ishte shpenzim ligjor dhe, e regjistruar si e tillë, përbën falsifikim të llogarive financiare të kompanisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular