HomeBotaÇfarë po ndodh me Vladimir Putin? BILD: Sunduesi i Kremlinit ka frikë...

Çfarë po ndodh me Vladimir Putin? BILD: Sunduesi i Kremlinit ka frikë për jetën e tij

spot_img

Sundimtari i Kremlinit, Vladimir Putin, pëlqen që të luajë rolin e gjeneralit të madh- por mesa duket ka frikë se mund të jetë shënjestër e një sulmi kudo që ndodhet! Putini ka ndërtuar një vilë pranë qytetit rus të Soçit në Detin e Zi, e cila ka gjithçka që mund të dëshironte një despot brutal. Përfshirë një sistem të mbrojtjes raketore.

Këtë e raporton ekipi investigues i Alexei Navalny, lideri i burgosur i opozitës. Një sistem rus i mbrojtjes kundër raketave Pantsir-S1 është vendosur rreth një kilometër larg ndërtesës së Putinit, e cila ka 3809 metra katrorë dhe ndodhet në një pronë prej gati 200 mijë metrash katrorë. E thënë më konkretisht: diktatori i Kremlinit ka frikë. Ai jo vetëm u frikësohet sulmeve në qendër të Moskës, ku sistemet e mbrojtjes raketore janë vendosur në ndërtesa të rëndësishme muaj më parë, por edhe në pronat e tij privat

Kanali NavalnyLive analizon gjithashtu se Putini tani praktikisht ka frikë nga gjithçka dhe nga të gjithë. Ai mban distancë edhe me kolegët e tij më të ngushtë. Tirani i Kremlinit ka gjithmonë një masë të madhe truprojash me vete dhe kalon nëpër Moskë vetëm me autokolona të mëdha. Rreth rezidencave të Putinit po ndërtohen zona të ndalimit, ai ka ndërtuar bunkerë, madje ka kaluar nga avioni presidencial në një tren të blinduar për të lëvizur nga pika A në B- pasi është shumë i frikësuar se avioni i tij mund të qëllohet në qiell.

Kjo pronë e madhe e Putinit pranë Soçit, e cila është ndërtuar rreth vitit 2014, zyrtarisht nuk i përket askujt tjetër përveç kompanisë shtetërore ruse Gazprom. Megjithatë, sipas NavalnyLive, pronari i vërtetë është tirani i Kremlinit. Sipas raportit dhe imazheve satelitore që disponon BILD, bëhet fjalë për një ndërtesë katërkatëshe, dy prej të cilave janë nën tokë. Bodrumi i dytë ka disa dhoma magazinimi dhe vende të ndryshme për përgatitjen e ushqimit, duke përfshirë frigoriferë të veçantë për mish dhe peshk. Në bodrumin e parë, Putini e trajton veten me një SPA të madhe me një pishinë, banjo me kripë dhe avull si dhe sauna finlandeze dhe bimore.

Ka gjithashtu edhe një banjë masazhi, një sërë pishinash të vogla, të nxehta dhe të ftohta, dhe një dhomë krijo, që thuhet se është e domosdoshme për Putinin. Ndër të tjera, kjo dhomë thuhet se pengon plakjen e qelizave. Në katin e parë ka një dhomë për asistenten personale të Putinit, një dhomë ngrënie e madhe dhe dy suita gjumi. Më e madhja nga dy suitat, është e pajisur me një zyrë. Ekziston edhe një helipad. Një ndërtesë e veçantë në pronë është caktuar si kuzhinë për Shërbimin Federal të Mbrojtjes, i ngarkuar me sigurinë e Putinit në çdo kohë.

Por kjo nuk është e vetmja shtëpi në pronë: NavalnyLive raporton se pas Lojërave Olimpike Dimërore të Soçit 2014, u ndërtua një shtëpi e dytë, edhe më e madhe për presidentin, vetëm 120 metra nga e para. E quajtur ‘Pallati Dimëror i Putinit’, prona është më shumë se 9 mijë metra katrorë dhe thuhet se përmban një piano të madhe ‘Nicholas II’, të prodhuar në Gjermani me një vlerë 70 mijë euro.

Mes të tjerash në rezidencë ka një jorgan me pupla pate me vlerë 1642 euro, një ndriçues muri me kristale Swarowski me vlerë 6115 euro- të porositur në SHBA- dhe një orë buhari me një çmim të ngjashëm. Putini u pa për herë të fundit duke bërë ski pranë Soçit me aleatin e tij të vendosur, diktatorin bjellorus Alexander Lukashenko, në shkurt të vitit 2021, një vit para se Rusia të pushtonte Ukrainën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular