Nga Agron Duka Kreu i PAA
Për një rol më të madh të bashkisë në sektorin e bujqësisë
Për një rol më të madh të bashkisë në sektorin e bujqësisë
Ne si PAA kemi një vizion tonin për fermerët.
Ne mendojmë se bashkia nuk duhet të përgjigjet vetëm për mbledhur të dhëna se sa grurë e domate u mbollën në territorin e saj. Ajo duhet që të fuqizojë zyrat e bujqësisë dhe shërbimin e specialistëve, për të ofruar konsulencën e nevojshme për fermerët. Por kjo nuk bëhet me “agronomë” që janë diplomuar për shkenca sociale.
Bashkia duhet të ngrejë mekanizma që të bëjnë rolin e ndërmjetësit për të organizuar prodhimin dhe gjetur tregje jashtë vendit për ti shituar ato.
Kjo është plotësisht e mundur, por deri sot ka munguar vullneti për ta bërë.
Këshilltarët tanë në këshillat bashkiakë do të jenë zëri i fermerëve në bashki.
Të dashur fermerë, votoni njerëzit që do të mbrojnë interesat tuaja.