HomePolitikePrezantohet kandidati për Bashkinë, Bujar Leskaj: Delvinës do t'i rikthehet shpresa, zhvillimi...

Prezantohet kandidati për Bashkinë, Bujar Leskaj: Delvinës do t’i rikthehet shpresa, zhvillimi ekonomik, perspektiva, ëndrra, qeverisja me…

spot_imgspot_img

Sali Berisha dhe Ilir Meta prezantuan kandidatin e tyre ditën e sotme në Delvinë për zgjedhjet e 14 majit, Ilir Mehmeti. Në fjalën e tij Berisha sulmoi kandidatin e PS-së për bashkinë e Delvinës për të cilin tha se është kushëriri i Ardi Veliut dhe e akuzoi këtë të fundit si njeriu mbi të cilin rëndojnë dosje krimi të pafundme. Ndërsa Meta u shpreh se kundo në qarkun e Vlorë kandidatët e tyre janë mbizotërues dhe superiorë ‘Sepse dallimi në radhë të parë është tek qëllimi. Qëllimi ynë ka qenë të zgjedhim më të mirët, dhe që të mos gabojmë le t’ua lëmë anëtarëve apo simpatizantëve dhe më pas t’i drejtohemi popullit.’- tha Meta.
Statusi i Bujar Leskajt ne FB
Sot, në datë 23 prill 2023, në praninë e Kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha, kryetarit të PL, z. Ilir Meta, mes një entuziazmi të jashtëzakonshëm për fitoren të qytetarëve të Delvinës për fitoren në 14 Maj prezantuam kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”: z. Ilir Mehmeti.
Delvinës duhet dhe do t’i rikthehet shpresa, zhvillimi ekonomik, perspektiva, ëndrra, qeverisja me fytyrë njerëzore.
Takimin e përshëndeti edhe kryetari i Pd. Prof. Dr. Sali Berisha, kryetari i PL z. Ilir Meta dhe studiuesi Ndriçim Kulla. Kandidati Ilir Mehmeti prezantoi programin e tij.
Fitore!
Fitore për Delvinën!
Fitore për t’ju kundërvënë keqadministrimit, mungesës së transparencës dhe llogaridhënies!
Bashkë
Fitojmë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular