FJALA E KRYETARIT TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ, NË TAKIMIN ME DEKLARATËT NË SHKODËR, KU U PREZANTUA EDHE LIATA E KANDIDATËVE PËR KËSHILLIN BASHKIAK
Zonja dhe zotërinj, miq, kontributorë historik, të rinj, intelektualë, qytetarë të këtij qyteti me vlera dhe me histori për Shqipërinë dhe për demokracinë, shumë faleminderit në këtë pritje. Për mua është një privilegj dhe një respekt i veçantë që sot të jem në atë që quhet çellja dhe prezantimi I përfaqësuesve tanë, të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. I nderuar miku im Xhov, kryetar I Partisë Demokratike. Shumë I dashur zoti Bushati, I deleguari I Partisë Demokratike, zonja Jupi, anëtare e kryesisë së Partisë Demokratike,
Teksa po i dëgjoja të gjithë këta zonja dhe zotërinj që prezantonin jo thjesht veten e tyre, por prezantonin shpirtin e shkodranëve, shpirtin e Shkodrës, kuptova fare mirë se ajo që ka qenë mundimi I një viti e gjysmë, se çafër do të bëhej me Partinë Demokratike, këtu mora provën e parë dhe garancinë për të ardhmen. Ja kjo është Partia Demokratike e së sotmes dhe të ardhmes. Kjo është Partia Demokratike që gjithmonë demokratët e vërtetë kanë dashur në këto 33 vite. Shpirtra të lirë, profesionistë si Elvisa, qëndrestarë si Xhovo, zemër intelektuale si Gloria, si Blendi emër I madhe dhe mbiemër I madh. Gloria e cila lë çdo sakrificë dhe vjen këtu me kokën lartë. Po kjo është fytyra e bardhë që Partia Demokratike ka dashur dhe sot e ka. Shumë faleminderit për angazhimin që ke! Po Elvisa, kërkon Shkodra, kërkon Shqipëria sakrificën e madhe që duhet të bëjë gjithësecili prej nesh. Po Imerdi po, këtu do të duhet ta japim ne, në Shkodër dhe për Shqipërinë. Dhe do të duhet të flasim me zemër të lirë dhe qëndrestarë si Mir Vojvoda, kjo pra është Partia Demokratike. Kjo është çfarë këta zonja dhe zotërinj përfaqësojnë dhe të gjithë ata shqiptarë të cilët janë zemra dhe shpirti që kanë qëndruar. Po e pranojmë, letargji. Në letargji për 33 vite, sepse kanë bashkëjetuar me brengën e madhe që Partia Demokratike nuk arriti të bëhej e djathtë, e pastër, ideologjikisht e qartë, ashtu siç perëndimi do. Koha erdhi, koha është tani, ndaj të gjithë demokratët, gjithë shkodranët, gjithë shpirtrat e lirë do të duhet të bëjnë një gjë në 14 maj, të votojnë Partia Demokratike, të votojnë numrin 9.
Po jam në shtëpinë time. Sa herë që vij në Shkodër ndihem më ngrohtë se në shtëpinë time, edhe për atë që kemi kaluar të gjithë së bashku këtu e një vit më parë, me një breng të madhe në fakt pavarësisht padrejtësisë së madhe që iu bë Partisë Demokratike. Ndjehem sin ë shtëpinë time sepse Shkodra është shtëpia e demokratëve. E nuk ka demokratë që në Shkodër të mos ndjejë atë shpirt qetësinë e vet dhe vjen në shtëpinë e vet, tek shtëpia e demokratëve. Këtu ka fituar gjithmonë e djathta, këtu ka fituar gjithmonë qytetaria, dinjiteti dhe respekti për fjalën e lirë, për ndërgjegjen e lirë, për besimin në Zot dhe punët e mira. Persekutimit që iu bë Shkodrës gjatë regjimit komunistë, qytetarisë dhe kulturës shkodrane në përgjithësi, klerit katolik në veçanti qe I pashembullt. Prandaj, qe Shkodra dhe s’ka se si të mos ishte Shkodra që e mori e para në vitin 1990 flamurin e demokracisë dhe nuk e lëshoi kurrë atë. As në ditët më të vështira të Partisë Demokratike. E kujtoj këtu që e djathta fitoi në Shkodër edhe në vitin embrapsht 1996. Shenja e parë, e pra nuk mund të mos ishte kjo shenjë që të jepej veçse në Shkodër, sepse shkodranët patën lartësinë për të kuptuar që alternative ishte: kthimi tek e shkuara, tek pinjollët e partisë së punës dhe politikat vetmohuese, robëruese, varfëruese të komunistëve që kishin ndërruar emrin.
Sot, 33 vite më pas jemi para një sfide po aq historike sa ajo e vitit 1990. Kushtetuta e Partisë Demokratike, orientimi I saj euroatlanti, aleanca e shenjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar dhe me vendet e zhvilluara europiane, vlerat themelore dhe perëndimore të lirisë dhe demokracisë, po goditen pa pushim dhe pa ndërprerje. Në vitin 1990-1992, vlerat e lirisë, ekonomisë së tregut, shteti i së drejtës, korrigjimi I padrejtësisë 50-vjeçare komuniste, iu besuan Partisë Demokratike. Si dritarja e vetme që ishte PD-ja në atë kohë, dritarja e vetme e perëndimit ku hynte rrezja e shpresës së demokracisë. U bekua atëherë e gjithë Shqipëria nëpërmjet Partisë Demokratike, prej përfaqësuesve më të lartë amerikanë. Sekretari I shteti Beker, ambasadori Rajerson . Ishte besim, ishte partneritet, ishte aleancë jo thjesht e Partisë Demokratike, po e gjithë shqiptarisë për perëndimin që njihte si partner unikë dhe ekskluzivë, Partinë Demokratike. Ndaj, PD dhe perëndimi kanë qenë një. Dashamirësia dhe mbështetja ndaj Partisë Demokratike ka qenë vërtetë një marrëdhënie special e SHBA-ve ndaj saj. Ka qenë një detyrim ekzistencial I Partisë Demokratike që përgjatë neandrave të historisë dhe historisë politike, veçse këtë virtyt, këtë kuintesencë të rezervonte fanatizë.
Perëndimi në fakt është ADN-ja e Partisë Demokratike. Pa të ne thjesht nuk jemi, pa të PD nuk ekziston. Ngelet vetëm një ëndërr e vakët, dëshirë e paralizuar që do të na mundojë në fakt nëse nuk do ta arrijmë e për të cilën historia do të na gjykojë. Dhe jo vetëm historia e Partisë Demokratike, por historia e gjithë Shqipërisë. Është e pafalshme për këdo që I thotë vetes demokratë, që flamurin e pro amerikanizmit, e perëndimit talërë ta valvisë, në mënyrë hipokrite dhe të keqpërdorur, vetëm pjellët dhe pinjollët e së majtës dhe aq më keq pasuesit dhe bartësit e diktaturës së djeshme. Shihni se çfarë ndodh: Edi Rama, ditët e fundit ka filluar të valvis këtë flamur. Ai, Edi Rama i cili ka shpopulluar këtë vend, ka shkatërruar zgjedhjet e lira, ka kthyer psikozën e diktaturës në këtë vend, ka asgjësuar praktikisht në këtë vend ligjin dhe shtetin e së drejtës, ka krijuar oligarkinë ekonomike dhe mediatike rreth vetes. E ka kthyer këtë vend në një far ëest të krimit të organizuar, të lidhur me pushtetin. Që korrupton gjithçka, Brenda dhe jashtë vendit, siç bëri me MC Gonigal. Ka krijuar në Shqipëri dhe ka hapur dyert për erërat e ftohta që vijnë nga lindja. Në fakt, kështu mund të bëjë, sepse është thirrja e gjakut e të parëve të tij. E pra, këto vlera nuk janë vlerat e perëndimit, nuk janë aspiratat e shqiptarëve. Ai I cili valvit sot fatkeqësisht flamurin e pro amerikanizmit dhe pro perëndimit, në fakt luan në mënyrë cinike me ndjenjat e shqiptarëve. Në një teatër hipokrit politik ku bashkëjetesa e tij me Berishën dhe Metën, thjesht ia ka marrë frymën një aleancë perverse që ka synuar vetëm mbajtjen e pushtetit mes këtij trinomi si një zgjatim I mendësisë sovjetike, tamam ajo katovica.
Shihni pra se si e kërkojnë njëri-tjetrin. Shihni se si bëjnë, sikur luftojnë njëri-tjetrin. Por,asnjë fjalë për oligarkinë ekonomike, atë të cilën e kanë bashkë. Për oligarkinë mediatik, që e ndajnë bashkë. Asnjë fjalë për no gratat që I kanë, si njëri edhe tjetri. Tashmë, maska e dalë boje e asaj pjese të trekëndëshit që deri dje shfaqeshin si përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të djathtës, nga 9 shtatori I 2021-shit e këtej, ra. Fytyra e vërtetë e kësaj pjese të trekëndëshit doli në dritë të diellit.Pa makjazhin e 33 viteve demokraci. Demokraci hibride dhe pa identitet. Kjo pjesë ish e jona, ka dalë hapur e paskrupull ndaj perëndimit, në fakt ndaj PD-së, në fakt ndaj shqiptarëve. Kështu është duke I shërbyer kjo pjesë, po I shërben gratis mbajtjes në këmbë të Edi Ramës, e në kurriz të demokratëve, viktimave reale të këtij sistemi bastard.
Në thelb, secili prej këtyre, për interest e tyre personale janë lidhur në një aleancë okulte anti-perëndimore. Një pushtet I korruptuar dhe një pjesë e ashtuquajtur opozitë e korruptuar edhe ajo. Shkëmbejnë, japin e marrin gjithçka. Madje këtu në Shkodër kanë arritur edhe rekordet. Kanë shkëmbyer deri dhe deputetë. Deputetë që deri dje ishin në njërin krah, kanë kaluar në krahun tjetër. Kanë shkëmbyer pjesë partish, madje kanë shkëmbyer edhe kandidatë. Ai kandidati I cili sot përfaqëson Partinë Socialiste, deri dje ishte edhe përfaqësues I Partisë Demokratike. Ja pra kjo është forma më energjike për të treguar që kanë qenë dhe janë bashkë. Të vetmit që e kanë pësuar janë demokratët me zemër dhe me shpirt, që ia kanë përkushtuar jetën e tyre politike Partisë Demokratike dhe tashmë ndihen por dhe janë të tradhtuar. Ilir Meta që sot ka në krahun e vet të djathtë, Sali Berishën, ish kryetarin historik të demokratëve. Dhe kjo është shfaqja më e përçudnuar e asaj se çka në 30 vite ka ndodhur. Është kjo pjesa në fakt, pjesa e trekëndëshit që në kurriz të shqiptarëve ka vetëm përfituar dhe sot është duke kërkuar t’I përdor për hallet e tyre personale. E ndaj kësaj situate, të krijuar jo prej nesh, jo prej jush, e kësaj situatë që bie mbi kurrizin tonë, ne vetëm duhet të reagojmë. Sepse liria dhe demokracia nuk kanë vend në një aleancë anti-amerikane, anti-britanike, anti-evropiane, anti-demokratike dhe anti-perëndimore.
Asnjëherë miqtë e mi nuk do të duhet të harrojmë se ishte Ilir Meta, Ilir Meta atje ku është strehuar sot Sali Berisha. Ai I cili në vitin 2013 e kaloi pushtetin me duart e tij dhe me dashje nga demokratët dhe e çoi tek Edi Rama. Duke trafikuar sforcot, duke trafikuar kontributin, historikun, duke dhënë kosto vetëm demokratëve dhe duke ngritur në këtë piedestal në këtë mbretërim në kundërshtim me ligjin dhe me aspiratat e shqiptarëve, Edi Ramës. Atë po bën edhe sot, është e njëjta gjë. Nuk kanë kaluar shumë vite që ajo që po nodh nuk është gjë tjetër veçse një trafikim. Një trafikim demokratësh nën siglën laramane të Ilir Metës. Atë që nuk e pranoi të dilte në këto zgjedhje me kandidat unik, siç ne ua ofruam, siç ne propozuam, të dalë nga primaret e tij, vetëm e vetëm që demokratët të kishin shanset për të fituat të paktën gjysmën e bashkive në vend. Ky ishte synimi ynë, kjo ishte qasja jonë. Edhe pse nuk ishim shumë dakord, por përkundër së keqes së madhe që quhet Edi Rama, e keqja që ka kapur çdo shqiptar, ishim të gatshëm dhe bëmë çfarëdolloj sacrifice dhe shtrimë dorën ndaj të gjithë demokratëve, duke lënë mënjanë të gjithë atë se çfarë bëmë në këtë një vit e gjysmë kemi kaluar mes veti, thjesht dhe vetëm për të dalë mbi interest tona të vogla, mbi hallet personale dhe për t’I shërbyer qytetarëe të Shqipërisë.
Por jo, Sali Berisha bëri një zgjedhje midis mundësisë reale për t’u siguruar demokratëve pushtetin së paku në gjysmën e bashkive të vendit dhe synimit per ta zhbërë në këto zgjedhje PD që ta kishte monopolin e opozitës, zgjidhi këtë te dytën. Në vend që ti shërbente qytetarëve shqiptar, e benë 2 herë president, 2 herë kryeministër e kanë futur në historine politike të post 90. Zgjodhi këtë të dytën, mori kazmën për ti rënë PD, demokratëve vetëm e vetëm për hallin e vet personal. Ai kërkon që të zhdukë PD dhe atë qe do të mbetet prej saj. Ta marrë e ta bashkojë me foltoristët që i shkojnë pas, të gënjyër qofshin këta apo te lidhur me interesa korruptive me Sali Berishën. Për ta përdorur ate si nje bunker antiamerikan ne shqipëri, për tu thënë të nesërmen partnerëve tane amerikanë dhe britanik te Shqipërisë se e djathta shqiptare është e gjitha në rresht pas tij. Ky ështe synimi që ai ka. Se nuk ia ndjen fare për vendimet qe ata marrin per te. E pra shikoni se cfarë po ndodh në fushatë. Edi Rama thotë vetëm përpara, kurrë mbrapa.
Mesazhi i tij në fakt duket i vërtete vetëm kur njerëzit krahasojnë kryeministrin e vendit dhe qeverisjen e tij me Berishën dhe Metën, te cilët janë regres absolut. E pra dhe subkoshienca u ka folur. Ka zgjedhur dhe thotë, këta 2 i mund gjithmonë. Ka zgjedhur kundershtarin e vet. Kjo do të thotë shumë për të. Se cfare përfaqësojnë keto 2 persona, nje nin grata dhe një pazarxhi politik. E nga ana tjetër na krijon ne një hapsirë optimizmi sepse unë kuptoj fare mire se Edi Rama, njeriu qe qëndron lart, qëndron me kaq pushtete, njeriu qe ka gllabëruar gjithcka eshte kaq i dobët sa vetes i rezervon të kete vetëm këta dy njerëz kundërshtarë. Nuk guxon për të pasur kundërshtarë shpirtrat e lirë keta të cilët ne përfaqësojmë ne keshillin bashkiak. E pra ky eshte dallimi. Kjo është esenca e asaj e asaj qe ne kemi si sfide. Kete duhet ti bejmë me dije shqiptarëve. Koalicioni laraman Berisha – Meta nga ana e vet thotë ndryshimi është ne doren tuaj. E me këtë nenkuptojnë se ndryshimi nuk është nën dorën e tyre dhe në fakt as që e kanë fare në plan ndryshimin politik. Sali Berisha ka 3 motive por asnjerën ne interes të demokratëve. Se pari kerkon ta kthej PD në nje bunker antiamerikan për tu mbrojtur nga veprimi i drejtësisë për akuzat qe i janë bërë atij nga aleatët tanë te mëdhenj, për korrupsion masiv dhe minim te demokracisë. Akuza të cilat janë bërë nga SHBA, një qeveri e majte dhe Mbretëria e Bashkuar një qeveri e djathtë, jo soroiste, parti e cila eshte simoter me PD. Të majtë dhe të djathtë, në perëndim jane bërë bashkë dhe duan për Shqipërinë vetem një gje. Korrupsioni te largohet nga kjo shoqeri dhe nga ky shtet. E për këtë arsye ka filluar kete inkursion në Shqipëri, në të mirë te shqiptarëve. Sepse ia duan të miren shqiptarëve dhe kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë si kanalin e vetëm te komunikimit si bazën e e tyre ushtarake politike në Shqipëri vetem PD.
Së dyti Berisha kërkon të marrë monopolin e opozitës. Dhe duke bërë kete te vazhdojë ti japë oksigjen qeverisë së Edi Rames sepse vetëm ekzistenca politike per 33 vite e Sali Berishës dhe Metës e ben Ramen qe të duket si një alternative. Imagjinoni nje moment të mos jetë Berisha dhe Meta, te mos jete gjithe trajektorja e tyre politike 33 vjecare. Hap televizorin ne 90 hap ne 2023 po te njejtat fytyra, vetëm atëhere do të kuptohet qe ky Rama brenda orës ështe i sfiduar nga secili te paktën ketyre perfaqësuesëve tanë ne këshillin bashkiak. Cdo opozitë normale e pastruar nga figurat e akuzuar për inkurajim te korrupsionit madhor dhe minimit të demokracisë do ta kishte rrëzuar me kohë Ramen dhe qeverine e tij skandaloze dhe antikombëtare. Së treti Berisha sulmon partinë tonë per te krijuar nje levizje antiamerikane në Shqipëri. Ai e quan levizjen e tij sovranizëm, përdor sloganin Shqipërisë i dalim zot. Në kujtesen tonë është e ngulitur fort qe shtetet europiane e kanë deleguar sovranitetin e tyre në Nato. E kane deleguar ne BE. E në rast lufte nuk na del për zot Berisha dhe ato qe i shkojnë pas.
Na del zot NATO sipas nenit 5 të traktatit të saj dhe pyetja që kam. A mos e ka fjalen Berisha qe i del zot Shqiperisë kundër Amerikës. Por ne jemi demokratë euroatlantik të Shqipërisë dhe do i qëndrojmë këtij sulmi. Sulm qe na vjen nga pushteti dhe brenda shtëpisë sonë. Do ti qëndrojmë këtij sulmi në Shkodër, në te gjithë Shqipërinë. Për ta bere PD fituese në zgjedhjet e ardhshme dhe partinë e rotacionit të vitit 2025. Në do kemi konkurent serioz dhe të qartë në këto zgjedhje vendore. Konkurenc serioz do të thotë të përfaqësohesh në këshill bashkiak ne parlamentin e Shkodrës nga një buqetë njerëzish me reputacion, njerëz që nuk kanë lidhje me korrupsionin, nuk kanë skelete në dollapet e tyre. Njihen për ndershmërinë dhe përkushtimin e tyre. Kjo është ajo cfare ofrojme ne, të gjithë qytetarise dhe intelektualizmit të Shkodrës. Ne do jemi konkurent serioz dhe te qartë ne këto zgjedhje edhe pse koha është e shkurtër edhe pse e pranoj qe rrethanat jane të vështira dhe ne kemi ftuar një aleancë politike, të gjitha partitë politike parlamentare apo jo parlamentare nga qendra ne të djathte, te cilat pranojne, dhe ky është kushti jonë i vetëm, pranojnë idealet euroatlantike dhe janë për orientimin perëndimor të Shqiperisë. Janë per të luftuar dhe rrëzuar trekendeshin e Bermudes, trinin e pashenjtë Rama Berisha Meta që përbëjne të shkuarën, që janë problemi dhe kurrësesi zgjidhja. Kjo aleancë me qëllim strategjik kërkon që të trajtohet dhe pas 15 majit si përqëndrim dhe bashkim i forcave demokratike.
Ne do t’i futemi një procesi të brendshëm organizimi elektoral, tërësor dhe kapilar për t’u rikthyer në pushtetin lokal me sa më shumë bashki atje ku do mundemi dhe këshilltarë për ti dhënë jetë demokracisë lokale pas zgjedhjeve të njëanshme të 2019 ku do duhet të pranojme edhe gabimin tonë. Kandidatët tanë do jenë fryma euroatlantiste në Shqipëri. E patë ketu që secili qe u prezantua Shkodrës patën nje emërues të përbashket. Sot ata prezantohen si keshilltarë te PD. Nga sot dhe tutje janë këshilltarë dhe mbrojtës të interesave të Shkodrës dhe te shkodranëve pa qenë pa pikë interesi me atë cfare PD do tuthote. Ndaj kjo është karakteristika, virtyti i ofertës sonë politike. Ne ju ofrojmë shqiptarëve atë që shqiptarët do duan. E pikërisht per këtë arsye ata do jenë nismëtarët e rikthimit të demokracisë shqiptare në shinat e normalitetit. Në shinat e standarteve. Do jenë kandidatët që jo vetem politikisht por dhe praktikisht do ti hapin bashkite dhe do ti cojnë pranë qytetarëve. Si përfundim kantieri më i madh për ne demokratet është pas 15 majit. Kemi te drejten te jemi Partia Demokratike e Shqipërisë tamam ashtu sic quhej në fillimet e veta partia më e bukur e lindjes.
PD pas 15 majit do t’i nënshtrohet një procesi për zgjidhjen dhe zgjedhjen e organeve drejtuese te saj duke iu futur një procesi të gjere demokratik. Me rregulla të reja, me tradita të reja për të lene pas traditën Berishiste. Per tu ndare përfudimisht nga e kaluara dhe për te bërë një hap të ri. Per te lene pas gjuhën e urrejtjes dhe për të mundësuar një aleancë me shumë potencial për vitin 2025. Me rastine zgjedhjeve të 14 Majit, me këtë mobilizim që do duhet ta shfrytezojmë në maksimum unë ju ftoj që të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve me besimin me angazhimin dhe përgjegjësinë e plote për misionin tonë. Kauza jonë euroatlantiste e mbështetur qartë dhe pa hezitim nga aleatët perëndimor vecse do të fitojë. Kjo ështe pak por e sigurt. Do të fitojë se përfaqeson të miren, aspiratat perëndimore të shqiptarëve. Do te fitojë se është në anën e duhur të historisë. Kështu pra miq duke iu falenderuar për këtë qëndresë historike, që keni bërë ne këte 1 vit e gjysëm të ndodhur përpara një dileme të madhe ekzistenciale, njerëzore, politike. Nga njëra anë për shkak dhe të arsyeve njerëzore për shkak se jemi mirënjohës dhe të jem pas atyre vlerave të atyre njerëzve që i kemi mbajtur si idhull, si lider historik. Dhe nga ana tjetër të ruajm PD. Shume faleminderit që bëtë kapërcimin e madh dhe i qëndruat besnik dhe fanatik PD sepse me shpëtimin e PD ka shpëtuar Shqipëria. Ka shpëruar sot dhe do te vazhdojë dhe në të ardhmen. Sot është momenti, tani, për ti treguar Shqipërisë e për ti treguar shqiptarëve si një detyrim moral ndaj asaj cka kemi kaluar që në 14 maj ta konsiderojmë si hapin e parë, gurin e themelit për krijimin e një formacioni të ri politik të djathtë i cili mund të perfaqësohet vetëm nga PD si një e mirë publike që e do dhe e kërkon e ardhmja e Shqipërisë dhe që do jetë vetëm PD, vetëm demokratët. Shumë faleminderit. Zoti bekoftë shqiptarët, Shqipërinë. Para të gjithë së bashku, me një mision kaq të madh, duke votuar numrin 9 duke votuar PD.