HomeKryesoreKreu i PAA Agron Duka: Në Fier dhe Vlorë, prezantuam kandidatët tanë...

Kreu i PAA Agron Duka: Në Fier dhe Vlorë, prezantuam kandidatët tanë për këshilltarë

spot_imgspot_img
Nga Agron Duka
Në Fier dhe Vlorë, prezantuam kandidatët tanë për këshilltarë
Sëbashku me aleatin tonë, Partinë Republikane, zhvilluam takime me qytetarë në Fier dhe në Vlorë. Vota jonë si opozitë shkon për kandidatët e opozitës për kryetar bashkie, ndërsa për këshillat bashkiakë, PAA garon me kandidatët e saj, si në bashkinë Fier ashtu dhe Vlorë. Kujtojmë se PAA është partia e tretë pas PS-së dhe koalicionit “Bashkë Fitojmë” që ka kandidatë për këshillat bashkiakë në të 61 bashkitë e vendit.
Ne i drejtohemi sërish qytetarëve në Fier, Vlorë dhe gjithë Shqipërinë: Këto janë zgjedhje vendore, dhe mos u hutoni nga lufta politike në Tiranë. Në qytetet dhe fshatrat tuaj, votoni njerëzit më të mirë për ti besuar drejtimin e bashkisë, si dhe për tju përfaqësuar në këshillat bashkiakë.
PAA është kujdesur të ofrojë njerëzit më të ndershëm e punëtorë si kandidatë dhe jo vegla të verbëra politike që i shërbejnë interesave të partisë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular