Nga Agron Duka
Bashkitë kanë nevojë për menaxherë, jo për sekretarë partie
Bashkitë kanë nevojë për menaxherë, jo për sekretarë partie
Bashkë me kolegë drejtues të PAA ishin në disa fshatra të Lushnjes. Në Barbullinjë, me disa kandidatë për këshillin bashkiak të Lushnjës, u takuam e biseduam me banorë të zonës.
Në këto zgjedhje PAA mbështet kandidatin e opozitës për kryetar bashkie Eduard Sharka, një njeri i lidhur tërë jetën me sektorin e bujqësisë.
Këtyre anëve jeton një nga komunitetet më punëtore të vendit.
Por, për fat të keq, shpesh djersa e tyre nuk konvertohet në para. Bujqësia është një sektor i vështirë dhe ndodh që puna e një viti të ikën nga duart për një ditëe si pasojë e tekave të motit.
Ndaj këshilltarët tanë në bashki do të mbeshtesin dhe nxisin skemat e sigurimit të prodhimit.
Shpesh mundi e djersa e tyre përfundon në kanale, sepse nuk ka tregje për prodhimet.
Këshilltarët tanë do të jenë një zë iu fortrë në bashki për të nxitur “kooperativat” e grum bullimit të prodhimit dhe marrjen nga bashkia të rolit të ndërmjetësit për të gjetur tregje.
Ndaj mbështesni kandidatët e PAA, votoni Nr 3 në listën e votimit.