Nga Agron Duka
Në Lushnje mbështesim kandidatin Eduard Sharka
Në Lushnje mbështesim kandidatin Eduard Sharka
Lushnja është rajoni më prodhues në Shqipëri. Aty jetojnë edhe njerëzit më punëtorë. Por asnjëherë pushteti vendor nuk ka qenë i përkushtuar në mbështetjen e fshatarëve për ti ndihmuar ata.
Fermerët janë të vetëdijshëm se qeveria nuk mund tu punojë tokën atyre, por ata kanë nevojë që të kenë ujin në kohën e duhur, të kenë konsulencën e nevojshme nga specialistët e bujqësisë dhe të kenë mundësi të shesin prodhimet e tyre.
Ja pra se cili është misioni ynë me këshilltarët tanë në bashkinë e Lushnjes.
Ja pse ne mbështesim në këtë bashki Eduard Sharkën, një njeri që i ka kushtuar jetën bujqësisë dhe mbrojtjes së fermerëve.