Numërimi mbrapsht për të fituar Scudetton ka filluar. Napoli po i afrohet gjithnjë e më shumë titullit të 3-të në historinë e tij. Festimet kanë nisur tashmë prej disa kohësh duke pasur parasysh diferencën e madhe me ndjekësit dhe natyrisht, bëhet fjalë pë një kampionat të dominuar.
Të dielën e kaluar suksesi aritmetik nuk arriti, duke qenë se kundër Salernitanës ekipi mori vetëm një barazim, por tashmë entuziazmi është ngritur në qiell.
Djemtë e Lucciano Spalleti përballen sot në Udine me Udinesen dhe për të fituar titullin mjafton vetëm një pikë.
Tifozët e kryesueve të Seria A janë të ndarë. 50 mijë mbështetës do të ndjekin ndeshjen nga stadiumi Maradona, përmes ekraneve gjigande. Pjesa tjetër është në Dacia Arena, gati për të…festuar.