Kandidati i koalicionit “bashkë Fitojmë për bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka komentiuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se kjo bashki do të kthehet në shesh xhirimi.
Në një postim në Facebook, Boçi ka shkruar se një premtim i tillë tregon se kreu i qeverisë nuk ka dijeni se çfarë institucionet e tij bëjnë, pasi një gjë e tillë është kërkuar më parë nga Qendr Kombvëtare e Filmit, një institucion ky në varësi të qeverisë.
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” ka publikuar një link ku Qendra Kombëtare e Filmit udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke u treguar edhe destinacionet për të xhiruar.
“Si tha Edvin Rama për projektin tonë të Qytetit të Filmit? Do ta kthejë Elbasanin në shesh xhirimi?
Sa injorant dhe keqdashës duhet të jetë një kryeministër që nuk di as çfarë bëjnë institucionet e tij të varësisë?
Ky është linku ku Qendra Kombëtare e Filmit – një faqe interneti e qeverisë – udhëzon kineastët që të xhirojnë në Elbasan duke dhënë edhe destinacionet për të xhiruar”, shkruan Boçi.







