Nga Shkodra, drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, theksoi se dëmtuesi kryesor i pyjeve sot janë zjarret, teksa në vitin e kaluar ka pasur rreth 3500 hektarë pyje të djegur
Ai tha se po shihen masa shtrënguese në kodin penal për ashpërsimin e masave për zjarrëvëniet me dashje.
Artur Kala: Viti që shkoi kishte tregues më të vegjël. Sipërfaqja totale e vitit të kaluar është 3500 hektarë e djegur. Është shqetësuese
Zjarri është dëmtuesi kryesor. në po marrim të gjitha masat, për parandalimin e dëmeve. Po shihen masa shtrënguese dhe në Kodin Penal. Apeli është për qytetarët, të gjithë duhet t’i mbrojmë pyjet dhe të kujdesemi, sidomos në periudhën korrik-gusht
Kemi komunikuar me të gjitha strukturat përgjegjëse. Qeveria ka pasur në fokus dhe prerjen e paligjshme të pyjeve. Nga 1000 specialistë që parashikon ligji kemi 600 të tillë, po punojmë për të rritur numrin. Duhet të rrisim të gjithë vëmendjen. Infrastruktura nuk është aty ku duhet.
Shqetësim mbetet edhe mbjellja e kanabisit në pyje, ku Kala thotë se duhet bashkëpunim i ngushtë me policinë.
Gjatë takimit të zhvilluar për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve në Qarkun e Shkodrës, Kala i bëri apel qytetarëve që të mbrojnë pyjet.