HomeKryesoreBasha në Berat vijon takimet për riorganizimin e PD: Ujësjellësat në prag...

Basha në Berat vijon takimet për riorganizimin e PD: Ujësjellësat në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni. Drejtësia të veprojë…

Basha vijon takimet për riorganizimin e PD: Ujësjellësat anembanë vendit në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni. Drejtësia të veprojë…

Me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Qarkut të Beratit, nisëm punën për riorganizimin dhe ringritjen e forcës sonë politike në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve dhe të gatshme të përballet me këtë qeveri të korruptuar, e cila po kalon më shumë kohë në zyrat e SPAK-ut sesa në krye të detyrës.

Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti i ujësjellësave anembanë vendit, të cilët janë në prag falimenti sepse janë kthyer në kuvli korrupsioni dhe ndërrmarje publike në të cilat punësohen militantë në shërbim të pushtetit. Kostot e këtij dështimi korruptiv i paguajnë qytetarët e që ky abuzim të marrë fund, drejtësia duhet të bëjë detyrën e saj duke vendosur para përgjegjësisë ata që kanë shkelur në mënyrë flagrante ligjin dhe kanë dëmtuar interesat e qytetarëve.

Përballja pakompromis me korrupsionin, partneriteti i padiskutueshëm me aleatët strategjikë të Shqipërisë, pastrimi i politikës përmes vetting-ut, dhënia e fuqisë qytetarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre në Parlament, vota e diasporës, kufizimi i mandateve, rritja e kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë janë busulla jonë në rrugëtimin e ri që kemi nisur për çlirimin e politikës dhe ekonomisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular