Reshjet e pazakonta të dëborës kanë “pushtuar” disa rajone të Italisë këtë të shtunë.
Rënia e menjëhershme e temperaturave ka sjellë reshje bore në majën e Marmolada, në Itali. Mëngjesin e sotëm streha e Punta Penia (3343 metra) është zbardhur plotësisht, sipas disa videove të postuara në rrjetet sociale.
Maja e Civetta-s, në zonën e Zoldo-s, gjithashtu është zbardhur. Minimumi i regjistruar në Marmolada mëngjesin e sotëm ishte 3 gradë nën zero. “Pas ditëve të kaluara nën mjegull dhe re të ulëta, bora është rikthyer në Punta Penia”, tha Flavio Tolin, i marmoladameteo.it.
Në rrafshnalta temperaturat u ulen me rreth 10 gradë. Mëngjesin e sotëm në qytete termometrat janë luhatur nga 15 deri në 17 gradë.
I gjithë rajoni u përfshi nga reshjet e dendura të shiu, me akumulime deri në 50-60 milimetra në zonën e Rovigos dhe në pjesën më jugore.







