Sakaq, mësohet se ata janë transportuar në spitalin e Korçës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk dihet.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 05.08.2023, rreth orës 16.30, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, janë përplasur automjeti tip “Volksawagen” me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.
Për pasojë janë dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip “Nissan”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.







