HomeAktualitetVIDEO/ Hyn në lokalin plot me njerëz në Pejë dhe qëllon me...

VIDEO/ Hyn në lokalin plot me njerëz në Pejë dhe qëllon me armë duke vrarë një person! Del foto e autorit, policia: Grabiti një makinë dhe…

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku shtetasi Tush Frroku dyshohet se hyri brenda një lokali plot me klientë dhe qëlloi me armë zjarri një person.

Të tmerruar njerëzit u ngritën nga tavolinat, ndërsa autori i dyshuar u largua nga vendngjarja me armën në dorë.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Pejës, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës (7 Gusht) rreth orës 16:50, nё rrugën “ Leonard Palucaj”.

Sipas policisë së Kosovës, e cila ka publikuar edhe foton e tij, Tush Frroku gjatё arratisjes nёn kёrcёnimin e armёs i ka grabitur automjetin një qytetari dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

Blutë e Kosovës janë vendosur në ndjekje të tij dhe kur kanë mbërritur nё fshatin Kosh-Istog, kanë gjetur makinën e braktisur, ndërsa autori u dyshuar është ende në kërkim.

“- TUSH (Nue) FRROKU i lindur me 25.06.1975 në fshati Kosh-Istog. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale: – “Vrasje” Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, raporton policia.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular