HomeAktualitetIsh-kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe dy të tjerë dërgohen për...

Ish-kreu i Bashkisë së Fushë Arrëzit dhe dy të tjerë dërgohen për gjykim, SPAK: Hapën rrugë mes pyllit pa leje, dëmi 234 mln lekë

Advertismentspot_img

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur dje hetimet dhe ka dërguar për gjykim ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë Arrëzit, ish-Administratorin e Njësisë Administrative Iballë, Ndoc Marku dhe biznesmeni Durim Markgjekaj, pasi dëmtuan pyllin duke hapur një rrugë pa leje. Dosja është mbyllur dhe i është dërguar Gjykatës së Posaçme, ku Tuci dhe Marku akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim i detyrës’.Ndërkohë, biznesmeni Margjeka është ende në kërkim për akuzën “ndërtim i paligjshëm”, pasi nuk është gjetur për ekzekutimin e masës detyrim paraqitje, me akuzën se ka kryer punimet në terren me mjete të rënda. “Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 67 të vitit 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 16.08.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:   Fran Tuci, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal;Ndoc Marku, akuzuar për veprën penale veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal; Durim Margjekaj, akuzuar për veprën penale të “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a pgf 4 i Kodit Penal”, thuhet në njoftim.

Si funksiononte skema

Ndërkohë, Tuci dhe Marku ka rënë në pranga më 13 korrik 2023. Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cenuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz. “Nga analiza e provave të grumbulluara gjatë hetimit paraprak, rezulton se është e provuar që të pandehurit Fran Tuci dhe Ndoc Marku, në bashkëpunim mes tyre, me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të cilat përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë dëmtimin e rëndë (vlerësuar në 234,007,500 lekë) të pasurisë së llojit “fond pyjor” dhe terrenit përkatës, regjistruar në zyrën kadastrale në emër të Bashkisë Fushë Arrëz. Ndërsa i pandehuri Durim Margjekaj, në cilësinë e administratorit të firmës “Legjendari” sh.p.k. me dashje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ka kryer punime ndërtimi infrastrukture pa lejen përkatëse duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz”, thuhet në njoftim. Ngjarja sipas SPAK, ka ndodhur për shkak të veprimeve dhe mosveprimeve të ish-titullarit të Bashkisë Fushë Arrëz, Fran Tuci dhe Ndoc Marku të cilët kanë lejuar hapjen e një segmenti të ri rrugor auto rural, të pamiratuar më parë nga autoritetet kompetente. Punimet janë kryer pa leje nga Margjeka, administrator i firmës “Legjendari” sh.p.k. duke sjellë pasoja të rënda në pasurinë e llojit “fond pyjor” në pronësi të bashkisë Fushë Arrëz.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular