HomeKronikeGrabitën 9 mijë euro në një zyrë avokatie, shpallen në kërkim 3...

Grabitën 9 mijë euro në një zyrë avokatie, shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar, mes tyre një grua! Në banesën e një prej tyre zbulohen 30 mijë euro dhe….

spot_imgspot_img

Tre persona janë shpallur në kërkim si autor të dyshuar të dyshuar të grabitjes së një zyre avokatie në Tiranë më 28 gusht.

Ata dyshohet se grabitën një shumë prej 9 mijë euro në zyrën e avokatisë. Nga uniformat blu u shpallën në kërkim, shtetasit Elton (Fatjon) Lika, 40 vjeç, Armalind Rrokaj, 51 vjeç, dhe Eljona Rrokaj (Nelaj), 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të banesës së 51-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Office”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Vodhën një shumë parash, në një zyrë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Sekuestrohen 30 mijë euro, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët dyshohet se i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, pas njoftimit të marrë se në një zyrë, disa shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve të dyshuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Office”.

Në kuadër të tij u shpallën në kërkim shtetasit:

– E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. 👎., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular