Nga Orjola Pampuri
Pensionistet vijojne te anashkalohen, duke mos ndermarre asnje nisme reale per te rritur pensionet, qofte edhe ne nivelin
Pensionistet vijojne te anashkalohen, duke mos ndermarre asnje nisme reale per te rritur pensionet, qofte edhe ne nivelin
e atyre, te vendeve fqinj.
Mungesa e iniciatives per te perllogaritur minimumin jetik, e ka bere gjithnje e me
qesharake cdo pseudonisme apo trumbetim te qeverise per rritjen e pensioneve.
Projektligji per fondin e pensionit privat, është një ligj i ri nga e para për skemën e pensionit privat, duke shfuqizuar kësisoj ligjin e vitit 2009
Në gjykimin tim ligji i 2009 hidhte bazat e konsoliduara për funksionimin e skemës së kontributeve të pensionit privat si një mjet garantues afatgjatë si për përfituesit – pra kontribuesit; por dhe një mënyrë për të lehtësuar skemën fondit të pensioneve.
Kjo për dy arsye:
1. Së pari krijimin e instrumentave alternative dhe të shëndetshme financiare për tëpërballuar presionin e uljes së kontribuesve përkundrejt pensionistëve – një dukuri kjo shqetësuese dhe ndër kryesoret ne politikat e fondit të pensioneve të pleqërisë.
Ky instrument i ri, pra fondet e pensionit privat do të krijonin impulse shtesë për të diversifikuar dhe rritur ose së paku mbajtur konstante potencialin për ulje tëvazhdueshme të raportit kontribues-pensionist.
2.Së dyti, një mënyrë për të diversifikuar portofolin e fondit të pensioneve tëpleqërisë; për të patur më shumë qëndrueshmëri financiare.
Zgjedhja për të bërë një ligj të ri nga e para, pra ky projetkligj që po shtrohet për miratim në seancën e sotme, sërisht nuk i adreson këto dy nevoja të lartpërmendura.
Për fat të keq nuk krijohen mundesite dhe stimujt e nevojshme për të diversifikuar instrumentat e financimit të pensionit të pleqërisë.
Mjafton ta ilustrojmë me faktin se për vitin 2022, numri i kontribuesve ishte vetëm 3% më lartë krahasuar me vitin 2021.
Objektivi që parashikon projektligji se rritja e kontribuesve në 5 vitet e ardhshme do të ketë një rritje mesatare nga 12% në vit është jo rea, për nga vetë fakti se ky projektligj nuk krijon mekanizmat e tilla për të arritur këte objektiv.
Mjafton të përmendim faktin se qeveria shqiptare bëri një rritje për efekt elektoral një muaj para zgjedhjeve lokale, ndërkohë fondi i parashikuar në buxhet për rritje me vlerë 2.2 miliardë lekë ose afro 21 milion euro nga buxheti I shtetit ende sot nuk është disbursuar.
Po ashtu ky projektligj nuk adreson pabarazinë e pensioneve midis fshatit dhe qytetit I cili në këto 10 vite të maxhorancës socialiste raporti nuk është zvogëluar.
Nëse do ti referohemi të dhënave të INSTAT për vitin 2021 pensioni mesatar në Shqipëri ishte afro 14 mijë lekë në muaj, vlerë kjo e cila është larg përllogaritjes jo zyrtare tëminimumit jetik prej 18 mijë lekë në muaj.
Ndaj cdo debat politik është I pavlerë kur qeveria nuk është në gjendje të përmbushë misionin social të saj për ti siguruar 686,923 pensionistëve apo ¼ të popullsisë së vendit një jetesë minimale. Ky është një mission kushtetues dhe do të duhej të ishte detyrë për cdo qeveri të përgjegjshme t’iu siguronte ¼ e qytetareve të saj, së paku një jetesë minimale.