HomeKryesoreKryetari i PD Kolonjë thirrje qeverisë dhe bashkisë/ Fatmir Guda: Subvenciononi vreshtarët...

Kryetari i PD Kolonjë thirrje qeverisë dhe bashkisë/ Fatmir Guda: Subvenciononi vreshtarët e Leskovikut!

spot_img

Kryetari i PD Kolonjë thirrje qeverisë dhe bashkisë/ Fatmir Guda: Subvenciononi vreshtarët e Leskovikut!

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, kryetari i PD Kolonjë Fatmir Guda, shpreh shqetesimin e banoreve të Leskovikut, të cilët pas dëmtimit që u është bërë në prodhimin e vreshtave nga kushtet e papërshtatshme të motit, sipas tij kanë mbetur të braktisur nga qeveria dhe bashkia në mëshirë të fatit pa asnjë subvencionim.

Statusi i plotë:

Qeveria dhe bashkia Kolonjë lënë mes katër rrugëve vreshtarët e Leskovikut. Kushtet e pazakonta klimaterike të këtij viti kanë shkaktuar zerim të prodhimit të vreshtave, ç’ka do të thotë rënim ekonomik total i fermerëve të kësaj zone, të cilët vetëm nëpërmjet të ardhurave që nxjerrin çdo vit nga shitja e verës dhe rakisë prej përpunimit të rrushit, gjejnë mundësinë e sigurimit të jetesës në kushtet e vetëpunësimit. Minimalisht llogaritja e shpenzimeve të harxhuara për proçeset e mirëmbajtjes së vreshtit, duhej të ishte asistuar nga ana e bashkisë, e cila nuk u mungon tu jetë pranë sa herë i duhet t’i ngarkojë qytetarët e saj me taksa të shtuara. Sepse sa u përket subvencioneve nga qeveria as që bëhet fjalë. Vreshtaria këtë gropë financiare nuk ua shkaktoi ekonomive të leskoviqarëve as gjatë vitit të mbrapshtë 1997, të cilët edhe mes plumbave ja dolën të kishin prodhimin që u justifikoi harxhet. Katastrofa e këtij viti ama i ka lënë ata fillikat dhe të pashpresë me sytë nga emigracioni, ashtu siç kanë bërë edhe shumica e bashkqytetarëve të tyre gjatë këtyre 10 viteve, të cilët e kanë braktisur vendin e tyre. Të flasësh për bukuritë dhe njerzit e kësaj treve është e kollajtë, si një vjershë a prozë e mësuar përmendësh, ama tu mësosh hallet dhe dëshpërimin që i ka kapur, sidomos prej dëmtimit të së vetmes ekonomi që i mban ata gjallë një vit të tërë siç është vreshtaria, arrin të kuptosh se sa larg vëmëndjes që qeverisë jeton ky komunitet.
Por këmbanat e zisë së këtij qyteti kanë filluar të bien që motin 2014, kur shumica e asaj kohe (PS-LSI) miratuan me forcën e kartonit ndryshimin administrativ të territorit, përfshi dhe heqjen Leskovikut nga statusi i bashkisë nëpërmjet një prej reformave më me kosto për demokracitë lokale në mbarë vendin.
Mundesa e vëmëndjes dhe largimi i pushtetit vendor nga qyterarët është padyshim dhe një nga shkaqet pse vreshtarëve të Leskovikut, s’ka më kush tua qajë hallin, sidomos një ditë të vështira si sot, kur moti u vuri në sprovë më shumë se ç’duhet mundin e djersës së një viti punë.
Ndihma e munguar e qeverisë shumë sesa për tu ardhur në ndihmë fermerëve leskoviqare nevojitet sot për të shpëtuar nga degradimi i vreshtarisë në një prej zonave më me traditë në prodhimin e verës dhe rakisë në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular