HomeKronike“Më kapën nga mbrapa, më shtrinë në dysheme dhe më torturuan”- U...

“Më kapën nga mbrapa, më shtrinë në dysheme dhe më torturuan”- U dhunua nga grabitësit, rrëfehet 81-vjeçarja: Njërin e kafshova! Pasi ikën, lava gjakun dhe…

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë në Divjakë trondit vendin, ku një e moshuar është dhunuar barbarisht nga dy djem, të cilët i kanë hyrë në banesë të maskuar.

Ata e kanë goditur dhe më pas i kanë marrë disa bizhu, ndërkohë që e dhunuara i ka denoncuar në polici dhe uniformat blu i kanë vendosur në pranga.

Bëhet fjalë për dy djem që janë nga i njëjti fshat dhe, sipas policisë së Lushnjës, rezultojnë të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera. Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe Erion Braçe, duke demaskuar publikisht rastin e turpshëm dhe kriminal të ndodhur në Divjakë.

Sipas Policisë, të rinjtë janë të moshës 19 dhe 25 vjeç. Ata janë dyshuar edhe më herët, por mungesa e provave ka bërë që të mos vihen në pranga derisa për ngjarjen e ndodhur në shtëpinë e Kaleme Dardhës, u gjetën gjurmë dhe prova konkrete, bëhet me dije nga policia!

NGJARJA

Kaleme Dardha, 81 vjeç, është dhunuar barbarisht nga dy të rinj, 25 dhe 19 vjeç. Ata bënë planin gjakftohtë për të vjedhur në banesën e fqinjës së moshuar, tri ditë më parë, duke e ditur që 81- vjeçarja Kaleme Dardha është e vetme. Adrian Balla dhe Gentian Keçi i hynë në banesë në fshatin Shën e Premte, Divjakë dhe i vodhën me dhunë bizhuteritë e floririt. Deputeti socialist i zonës, Erjon Braçe thotë se autorët e kanë dhunuar barbarisht të moshuarën, e cila u ka rezistuar grabitësve.

“Të dy grabitësit horra janë nga i njëjti fshat, më turp nuk ka. Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë më parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë!”, – shkruan Braçe.

E moshuara ka denoncuar se hajdutët i morën me dhunë bizhuteritë që kishte në banesë dhe policia arriti të zbulojë se ishin bashkëfshatarë të saj. Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit, Adrian Balla, 25 vjeç dhe Gentian Keçi, 19 vjeç, janë autorë edhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara gjatë 2 javëve të fundit. Blutë e Divjakës i sekuestruan bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura prej tyre.

RRËFIMI I SË MOSHUARËS

Kaleme Dardha ka treguar për gazetarët momentet e tmerrit.

“Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit, vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit, ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme. Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë.

Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë. Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë, se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laja gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun”, tregoi Kaleme Dardha.

81-vjeçarja është nënë e dy vajzave që jetojnë në Itali, por e moshuara nuk ka pranuar të largohet, pasi donte të jetonte në banesën e saj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular