HomeOP EDNe shqiptarët, këta ‘mercenarë’ të lirisë

Ne shqiptarët, këta ‘mercenarë’ të lirisë

Advertismentspot_img
Nga Abdulla Diku
Po shohim shpesh që teksa ndodh një ngjarje nëpër botë, shqiptarët, po hiqen si “dashnorë” të paepur të lirisë. Menjëherë nxitojnë të vendosin në faqet e veta flamuj të vende apo bëjnë postime në Fb për liritë e dhunuara apo fatkeqësitë e konflikteve apo ngjarjet natyrore për vendet e ndryshme të botës.
Kujtoj këtu mbushjen e Fb me flamujt e Ukrainës, Turqisë, Italisë e së fundmi të Izraelit e plot raste të ngjajshme.
Pak ditë parë një tufë mercenarësh të armatosur deri në dhëmbë sulmoi në Dardani. Asnjë flamur (edhe pse ai flamur s’ka të bëjë fare me identitetin kombëtar, por është simbol i shtetit) i Dardanisë, asnjë postim serioz nuk bënë shqipet tona – ‘dashnorët e lirisë së të tjerëve’.
Duket se jemi të përvëluar për liritë e botës mbarë, e veç për tonën nuk na bëhet vonë. Qajmë e ulërijmë e bëjmë hartime pafund për një fëmijë a grua anembanë botës (njerëzore është të ndjesh dhimbje e ta shprehësh atë), po kur vjen puna tek vllau, aty e ‘harrojmë’ krejt me dashje sensin e lirisë. Liria e vllaut, nuk vlen asnjë cent.
Në vend që ti gjendemi pranë e ti shprehim me shpirt solidaritetin, gjënë e parë që bëjmë, është ti kërkojmë llogari ‘vllaut’ se pse bërë këtë por nuk bëre atë. E për rrjedhojë, vllau përveçse të merret me hallet e veta, duhet edhe të na japë llogari se pse nuk i bëri gjërat në shpinë e vet, ashtu siç do të na kishte pëlqyer neve, por jo atij. Me një fjalë, vllau duhet të na pyesë ne për gjithçka, por ne nuk duhet të bëjm asgjë nga ato që vllau na kërkon. Konkluzioni; vllau na ka vlla, por s’e kemi ne vlla atë, se s’na ka pyt çfar të bëjë në shpinë e vet.
Përse ndodh kjo?!
Besoj se politika na ka shpëlarë krejt nga ndjenja e atdhetarizmit dhe kohezionit kombëtar. Nëse një politikan shprehet me fjalë a veprime kundër politikës që ndjek vllau për një gjë të caktuar, gjëja e parë që bëjmë është të solidarizohemi me kundërvënien e politikanit dhe jo me atë çfar është e mirë për vendin apo kombin. Le ti marrim gjërat si siç bëjmë në shpinë tonë dhe si duam ti kemi, pastaj të dalim në nivel shteti. Ne duam dhe besojmë se mendja jonë (pavarësisht formimit arsimor) është më e mira në botë. Andej nga fshati ynë ka qarkulluar një shprehje e tillë; ‘Nëse do ti vendosnim mendjet e gjithkujt aty në një sofër, sejcili do zgjidhte për të marrë mbrapsht veç mendjen e vet’. Thënë kjo, edhe pse nuk kemi haberin nga gjeopolitika, nuk i njohim kushtet dhe rrethanat e politikës rajonale, nuk dimë sa din vllau për komshinjtë e vet, nuk kemi vuajtur kurrë si dhe sa ka vuajtur vllau prej të njëjtit komshi, ne sërish me egon tonë të sëmurë duam ti imponohemi vllaut të na dëgjojë ne. Ndryshe nuk na bëhet vonë për të. Kemi një egoizëm të sëmurë, të cilin na e ka kultivuar politika jonë e mbrapshtë prej dekadash e nuk po ja dalim të dalim prej sajë as sot.
Frika më e madhe e njeriut është vdekja, dhe e vetmja mënyrë për ta zbutur paksa këtë frikë është Zoti. Ai që do na shpëtojë apo zbusë mëkatet që kemi bërë në këtë botë. Nga ana tjetër, është feja ‘ndërmjetësi’ ynë me Zotin. Po kur vjen puna tek politika e cila praktikisht nuk ka lënë gjë pa na bërë në këtë jetë, sërish e harrojmë fenë, e harrojme Zotin por aspak politikën. Në raport me politikën, askush nuk do e dëgjonte fenë. Atë fe që sejcili në mënyrën e vet e ndjen, e ndjek dhe e ushtron çdo ditë të jetës. Sepse siç thash, politika tek ne është edhe mbi fenë, por është edhe mbi Shqipërinë, siç është deklaruar hapur nga politianët tanë. Nuk jemi aspak atdhetarë pra, sepse atë pjesë të zemrës e shpirtit që duhej ta kishim me ndjenjë për vendin dhe kombin na i ka zënë dhunshëm politika.
Kjo përçohet pastaj edhe në rastin e marredhënieve me vllaun por edhe me fqinjët. Për inat se vllau nuk na dëgjoi si të organizojë shpinë e vet, ne bëhemi me hasmin e vllaut.
Vllau, që nga viti 1999, më shumë na është gjendur se i jemi gjendur.
Në vitin e eksodit të detyruar e masiv hapëm shpitë tona. I hapëm sepse akoma ishim të pa indoktrinuar plotësisht me politikën tonë të mbrapshtë. Edhe pse politikanët tanë ishin gati të vrisnin e prisnin njëri-tjetrin, gjetën forcë e për hir të çështjes kombëtare të bashkoheshin. Sllogani i përdorur ‘Një komb, një qëndrim’ ishte dhe mbetet mesazhi më i mirë politik në të gjitha vitet e demokracisë për vendin dhe kombin tonë.
Sot, nëse Rama, Berisha, Meta, Basha etj. është kundër Albinit se mbase dhe nuk ju pëlqen thjesht pamja e tij, të gjithë ndjekësit e atij drejtuesi kthehen automatikisht kundër vetë Dardanisë. Askush nga adhuruesit e politikanëve më sipër nuk do i hapte më shpitë në një rast të ngjashëm. ‘Na ka idhnuar liderin…’ – do ishte përgjigja e grigjës së indoktrinuar. Edhe pse Jemi gati edhe të bëhemi me armikun veç prej inatit ndaj Albinit.
E harrojmë krejt atdhetarizmin tonë, të cilin në fakt nuk e kemi fare, sa kohë partia, politika prezumon mbi interesin kombëtar.
Lavazhi politik i trurit na ka bërë të tillë. Kjo nuk ndodh me asnjë komb tjetër në botë, sepse në asnjë vend tjetër politika nuk ka hyrë kaq thellë në ADN njerëzore sa këtu.
Shembujt më të fundit janë kuvendi dhe reagimi zyrtar i Shqipërisë. Kuvendi i Shqipërisë nuk vendosi dot për të bërë një rezolutë për Dardaninë, gjëja më minimale që duhej bërë, madje që ditën e sulmit terrorist atje.
Por nuk u mblodh e nuk e bëri rezolutën edhe sot e kësaj dite. Diskutohet për gjithçka atje, edhe për kënget e tallavasë a brekët e deputetëve, por jo për gjysmën tjetër të kombit e shtetit.
Edhe reagimi zyrtar ishte aq i vakët e aq i turpshëm sa s’ka më. A thua se bënte fjalë për Nagorni-Karabakun në Azi, dhe jo për kufirin tonë veri-lindor. Aq më tepër në një situatë që mund të kishte ndezur rajonin në flakë.
Jemi kthtyer dhe si popull tani në ‘atdhetar partie’ jo atdhetar për vendin, për kombin…
Duke qenë të tillë, luajmë teatër dhe hiqemi sikur na dhimbset bota mbarë, dhe harrojmë se s’na e ndjen aspak për gjysmën tonë, vllaun e gjakut e shpirtit. Ndaj, nuk jemi asgjë tjetër veçse ‘mercenarë’ të lirisë së botës mbarë, dhe aspak dashnorë të vërtetë të lirisë sonë!
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular