HomeKronike“Më lejoni të betohem”- “Durrësi” shpall moskompetencën për kërkesën e Fredi Belerit!...

“Më lejoni të betohem”- “Durrësi” shpall moskompetencën për kërkesën e Fredi Belerit! Çështja i kalon Gjykatës së Lartë

Advertismentspot_img

Gjykata e Durrësit shpalli moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës së Fredi Belerit për t’u lejuar që të gjykohet

Togat e zeza të Durrësit ia kanë kaluar kërkesën Gjykatës së Lartë për vlerësim.

Kjo e fundit do të vendosë se cila gjykatë ka kompetencën për të shqyrtuar kërkesën e Belerit, ajo e Durrësit apo GJKKO.

Të pranishëm në seancën gjyqësore ishte edhe ambasadorja greke, Kostantina Kamitsi dhe kreun i  kreu PBDNJ, Vangjel Dule.

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej 12 majit i arrestuar për blerje votash dhe çdo kërkesë e tij në gjykatë për t’u liruar ose për t’u betuar është rrëzuar në shkallë të ndryshme të gjyqësorit.

Njoftimi i Gjykatës:

Në përgjigje të interest të shprehur dhe të e-maileve tuaja, drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me nëpërmjet së cilës, në bazë të Ligjit Nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, në kuadër të informimit për çështje që konsiderohen me interes publik, lidhur me çështjen penale me kërkues shtetasin Dhionisios Alfred Beleri, parashtrojmë si më poshtë:

Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është depozituar Kërkesa Penale me Nr. 561 Akti, datë 22.09.2023 regjistrimi, me objekt “Kundërshtimin e aktit Nr. 1938 prot. datë 08.09.2023, njoftuar me datë 11.09.2023, pranimin e kërkesës për dhënie leje/autorizim të veçantë.”, me kërkues shtetasin Dhionisios Alfred Beleri dhe palë të interesuara Institucioni për Ekzekutimin e Vendimeve Penale Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve Tiranë, Prokuroia e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kjo çështe u shqyrtua nga trupi gjykues Znj. Entela Shedula, ku në përfundim, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës vendosi:

  1. Të parashtrojë përpara Gjykatës së Lartë mosmarrëveshjen e kompetencës lëndore për gjykimin e kërkesës penale Nr.71029-02531-11-2023/561 regjistri themeltar, datë regjistrimi 22.09.2023, me objekt: Kundërshtimin e aktit Nr. 1938prot, datë 08.09.2023, njoftuar me datë 11.09.2023, pranimin e kërkesës për dhënie leje/autorizimi të vecantë,
  2. Dërgimin e kopjes së akteve Gjykatës së Lartë.
  3. Një kopje e vendimit do t’i dërgohet për njoftim Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

(VO: Sjellim në vëmendjen tuaj se krahas të drejtës për informim, të dhënat e mësipërme, veçanërisht për nga karakteri që bartin, ndër të tjera, janë edhe objekt i Ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” (I ndryshuar) ku çdo abuzim me të dhënat që përmbajnë këto manteriale passjell përgjegjësi sipas ligjit. Për këtë shkak, kërkohet që përveç zbatimit të legjislacionit në fuqi të tregohet kujdes i shtuar nga subjektet që disponojnë të dhënat në fjalë.)

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, shpreh gatishmërinë maksimale në kuadër të bashkëpunimit me Median, si dhe mbetemi të gatshëm për çdo sqarim apo eventualitet të mundshëm.

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin,

ZMP

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular