HomeKryesoreKryetari i PD Lulzim Basha takim "kokë më kokë" me presidentin Begaj

Kryetari i PD Lulzim Basha takim “kokë më kokë” me presidentin Begaj

spot_imgspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë të hënë një takim të veçantë me presidentin Bajram Begaj në Presidencë.

Burimet për kanë bërë të ditur se diskutimi ka zgjatur për rreth një orë ndërsa temë e bisedës ka qenë reforma zgjedhore si dhe propozimet për ndryshimin e ligjit elektoral.

Deri më tani Basha ka propozuar një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura ku të parët që renditen do të jenë emrat që marrin më shumë vota nga zgjedhësit.

Një tjetër propozim është dhe vetting në politikë me të njëjtin format siç dhe u realizua me sistemin e Drejtësisë.

Gjithashtu Basha ka kërkuar kalimin në zgjedhjen e presidentit nga populli. Takimi vjen në kohën kur prej dy vitesh Komisioni i Reformës Zgjedhore nuk ka realizuar asnjë vendim edhe pse OSBE dhe ODIHR kanë dhënë rekomandime si për zgjedhjet Parlamentare të vitit 2021 dhe ato vendore të majit 2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular