Shqipëria është gati për të shkruar përsëri historinë. Pas kualifikimit historik në Euro 2016, disa vite më vonë, kuqezinjtë janë pranë kalimit në një tjetër Europian. Entuziazmi është i madh, i tillë ka qenë përgjatë gjithë eliminatoreve të gjata dhe të mundimshme. Në çdo skaj ku është nevojitur dhe ku ekipi ka luajtur, tifozët e Shqipërisë kanë mbështetur kombëtaren, një dashuri pa kushte.
Edhe për të premten në Moldavi, të gjithë duken gati. Të paktën 40 emigrantë nga Shqipëria të cilët jetojnë e punojnë prej vitesh në Suedi janë nisur nga Stokholmi për në Bukuresht dhe që andej me autobus drejt kryeqytetit të Moldavisë për të ndjekur nga sfidën, e cila mund t’i dhurojë përfaqësuesen tonë një biletë për në Gjermani.
Vlen të theksohet se një pjesë e grupit të tifozëve Kuq e Zi kanë përfunduar sa i takon përgatitjeve të fundit para nisjes nga Suedia për në Moldavi.


