Polemika të shumta kanë shpërthyer në spanjë pas duelit mes Valencias dhe Realit që u mbyll me shifrat 2-2. Gjyqtari Gil Manzano kishte dhënë shtatë minuta shtesë.
Zhvillohej minuta e 99-të, kur Brahim Diaz harkoi në zonë, duke gjetur Jude Bellinghamin që shënoi gol.

Por sa ishte shkëputur topi nga këmba e Diaz, gjyqtari Manzano njoftoi mbylljen e ndeshjes, gjë që shkaktoi shumë protesta, ndërkohë që topi shkoi në rrjetë.
Jude Bellingham mori karton të kuq pas ankesave të shumta drejt Manzanos me anglezin që ishte qartësisht i tërbuar për vendimin e tij, duke mos ia quajtur golin.







