HomeAktualitet“Duam të vijmë në Kosovë për të vendosur lule te varri i...

“Duam të vijmë në Kosovë për të vendosur lule te varri i nënës”- Vëllai i Liridonës takon dy nipërit në Suedi: Kishin vetëm një kërkesë…

spot_img

Vëllai i Liridona Ademajt, e cila u vra disa muaj më parë në Kosovë ka takuar dy fëmijët e saj në Suedi. Leonard Ademaj  tha se kërkesë e tyre ishte që të vijnë në Kosovë dhe të vendosin lule te varri i nënës së tyre.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanes?  Falënderojmë shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional”, ka shkruar ai.

Liridona Ademaj, 30-vjeçare u vra më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Për vrasjen e saj është arrestuar bashkëshorti i saj Naim Murseli nën dyshimin se ka porositur vrasjen e saj dhe dy të tjerë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular