HomeKronikeEMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset studenti i Akademisë...

EMRAT/ Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset studenti i Akademisë së Sigurisë dhe kunati i tij

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot (12 mars) në Shkodër.

Mësohet se në fshatin Grudë është plagosur me armë zjarri një student i Akademisë së Sigurisë, 30-vjeçari  i identifikuar si Gjergji Ndërshtiqa dhe kunati i tij, 28 vjeç, Gjon Nika.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po marrin ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Burime bëjnë me dije se 30-vjeçari është vëllai i drejtorit të Drejtorisë së Transportit Rrugor.

Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në afërsi të një lokali në fshatin Grudë e Re, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. N., rreth 30 vjeç. Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe kunati i tij, shtetasi Gj. N., 28 vjeç, student në Akademinë e Sigurisë. Të dy këta shtetas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, drejtuesit e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur disa grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe të RENEA-s, si dhe specialistë nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, për kapjen e autorëve, në afërsi të vendit të ngjarjes, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Renault”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Pas sqarimit të rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim të veprimeve të para, do të ketë informacion më të detajuar për këtë rast.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular