HomePolitike"Po shembet ura e re e Kukësit"/Berisha sulmon Shefqet Kastratin por e...

“Po shembet ura e re e Kukësit”/Berisha sulmon Shefqet Kastratin por e fshin pas disa orësh postimin kundër tij

Advertismentspot_img

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka postuar në faqen e tij pamje dramatike, nga ura e re me harqe në Kukës e ndërtuar nga “Kastrati Group” dhe inaguruar vetëm pak kohë më parë.

Në videon e marrë nga Tik Tok që ka shpërndarë Berisha, shfaqet një këmbë e saj gati e shkatërruar, kurse në sfond dëgjohet zëri i Blendi Fevziut gjatë një promovimi që i ka bërë asaj duke thënë se është ura më e lartë në Ballkan me harqe.

Kjo urë quhet “Ura Rilindja”! Sapo hyri në përdorim u shemb! Vjedhje, vjedhje në çdo gjë vjedhje! #sb“, shkruan Sali Berisha. 

Edhe pse dhjetra komentues mes të cilëve nga ata që jetojnë në Kukës i shkruanin se është mashtrim dhe nuk bëhet fjalë për urën e re të Kukësit, edhe pse u vërtetua se pamjet ishin nga një këmbë ure diku në Azi, Berisha, nuk e fshiu postimin “denoncues”. Vetëm pas shumë orëve ky lajm fake u fshi nga faqja e kryetarit të PD.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular