HomePolitikeMandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi vendos të mbledhë Këshillin për Legjislacionin! Ja...

Mandati i Olta Xhaçkës, Kuvendi vendos të mbledhë Këshillin për Legjislacionin! Ja data dhe ora

Advertismentspot_img

Pas kërkesës së Partisë Demokratike për zhvillimin e një seance të jashtëzakonshme në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka vendosur që të mbledhë Këshillin për Legjislacionin.

Mësohet se mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Njoftimi i Kuvendit

Të nderuar kolegë,

ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)

Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.

Faleminderit!

WhatsApp Image 2024-08-08 at 16.11.49 (1)
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular