Protesta e sotme në aksin Thumanë-Kashar është shoqëruar me përplasje. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës janë përplasur me policinë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë
Banorët kërkojnë akses në autostradën Thumanë Kashar. Sipas tyre, mungesa e ndërlidhjes së rrugës së vjetër me atë të re, i ka izoluar banorët dhe bizneset. Ata shprehen se po falimentojnë bizneset.
Forca të shumta policie ndodhen në terren, ndërsa kjo është protesta e katërt, pas hapjes së autostradës.







