HomeKryesoreSot fillon shkolla/Mbi 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në...

Sot fillon shkolla/Mbi 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Advertismentspot_img

Të hënën e nëntë shtatorit në arsimin parauniversitar nis mësimi. Rreth 350 mijë nxënës sipas Ministrisë së Arsimit  do të kthehen në shkollë. Prej tyre 28 mijë ulen për herë të parë në banka. Nxënësit në arsimin 9 vjeçar dhe gjimnazistë që vijnë nga familje që i përkasin grupeve në nevojë  janë pajisur me paketat e plota të librave falas.
Ndërsa shkollat janë bërë gati për fillimin e vitit të ri.  25  prej tyre sipas ministrisë hapin dyert për herë të parë.  Në Tiranë  pas rikonstruksionit sipas kryetarit të bashkisë  rihapen  shkolla “Musine Kokalari”,  “Xhezmi Delli”, “Myslym Keta”, “Avni Rustemi” dhe “Emin Duraku”.
Nga e hëna në Tiranë  trafiku  do të hyjë në një regjim të ri dhe prioritet do të ketë  transporti i nxënësve. Mjetet e furnizmit të dyqaneve dhe marketeve referuar udhëzimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nuk mund të qarkullojnë nga ora 7:00 deri në orën 9:00.
Ndërkohë për garantimin e rendit dhe sigurisë me rastin e fillimit të shkollës Policia e Shtetit ka shtuar numrin e efektivëve në afërsi të institucioneve arsimore  dhe thotë  se po bashkëpunon me stafet mësimore  për një mjedis të sigurt për çdo nxënës./abcnews.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular