HomeBotaEMRI/Donald Trump emëron përgjegjësin për sigurinë kufitare: Askush nuk është më i...

EMRI/Donald Trump emëron përgjegjësin për sigurinë kufitare: Askush nuk është më i mirë se ai

Advertismentspot_img

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump ka bërë një tjetër emërim në kabinetin e tij qeveritar. Bëhet fjalë për Tom Homan, i cili do të jetë “cari kufitar”, që do të ketë përgjegjësitë për sigurinë kufitare dhe riatdhesimin e refugjatëve.

Përveç monitorimit të kufijve jugorë dhe veriorë, si dhe sigurisë detare dhe ajrore, Homan do të jetë “përgjegjës për kthimin me detyrim të të gjithë emigrantëve të paligjshëm në vendin e tyre të origjinës”.

Homan është “avokat i palëkundur për kontrollin e kufijve” dhe askush nuk është “më i mirë për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve tanë”, tha Trump duke shpjeguar vendimin e tij.

Homan, ka shërbyer si zëvendësdrejtor i Emigracionit dhe Zbatimit të Doganave për një vit e gjysmë gjatë mandatit të parë të Trump.

Gjatë mandatit të parë të Trump, Homan ishte një përkrahës kryesor i politikës së diskutueshme të administratës për ndarjen e fëmijëve, në të cilën fëmijët e emigrantëve që hynë ilegalisht në vend mbaheshin larg prindërve të tyre.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular