Qarkullimi i gjakut pa pengesa është një nga detyrat më të rëndësishme që ka trupi i njeriut, por ndonjëherë një proces i tillë ka nevojë për një shtysë të jashtme.
Qarkullimi i gjakut nis në pjesën e majtë të zemrës.
Nga këtu, gjaku qarkullon në të gjitha organet dhe kthehet sërish në zemër, këtë herë në anën e djathtë saj.
Gjatë ndalesës në mushkëri, gjaku oksigjenohet sërish dhe bashkë me oksigjenin, organet marrin edhe ushqyesit e nevojshëm.
Detyrat E sistemit qarkullues të trupit
Sistemi ynë qarkullues ushqen qelizat me oksigjen dhe ushqim. Nëpërmjet urinës dhe frymëmarrjes, trupi nxjerr çdo mbetje metabolike.
Sistemi ynë qarkullues parandalon sëmundjet, rregullon temperaturën dhe transporton hormonet.
Përse eshtë e nevojshme që të stimuloni qarkullimin e gjakut
Njeriu duhet të stimulojë qarkullimin e gjakut në trupin e tij për tu siguruar që:
Temperatura e trupit mbetet e qëndrueshme
Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare të jetë i ulët
Mbrojtur zemrën
Parandaluar shfaqjen e variçeve.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni disa kura natyrale që stimulojnë qarkullimin e gjakut dhe pengojnë shfaqjen e sëmundjeve.
Çaji Jeshil
Ky çaj është i pasur me antioksidantë.
Ai zgjeron dhe qetëson enët e gjakut dhe përmirëson qarkullimin e tij.







